Vettingu- Basti(s)ja e Drejtësisë që do u hajë kokat reformuesve

Dy shekuj e pak më parë francezët hynë në Bastijë dhe kështu nisi Revolucioni Francez. Që më pas e çoi Francën drejt dy diktaturave; e para ishte diktatura jakobinase (Robespieri etj) dhe e dyta ishte diktatura e Napoleonit.

Një nga mendjet më brilante të botës perëndimore, dublinasi Burke, do të shkruante një nga esetë më mbresëlënëse në lidhje me Revolucionin Francez. Ndër të tjera ai shkruan:

Burrat e mençur duhet të gjejnë zgjidhjet e duhura për veset, jo për emrat, për shkaqet e të keqes që janë permanente, jo për organet rastësore me të cilat ato veprojnë dhe për mënyrat tranzitore në të cilat ato shfaqen. Përndryshe do të rezultonte të jesh i zgjuar historikisht por jo në praktikë.

Ky paragraf është një përkujtim i mirë për Reformën Revolucionare në Drejtësi, për Robespierët, Dantonët, Maratët dhe San Zhystët e saj. E shkruajta këtë punën e Revolucionit Francez vetëm që të lexojnë snobistat e Shqipërisë që Reforma Revoliucionare në Drejtësi është po aq e shëmtuar sa Revolucioni Francez.

 

Jozef Shvejk

Lini Nje Koment