Tensionet ShBA-Iran Franca: Situata serioze, rritet  frika për aksidente

Tensionet ShBA-Iran Franca: Situata serioze, rritet frika për aksidente

“Situata është serioze. Rritja e tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të çojë në aksidente. Fakti qe Irani ka vendosur të shkelë marrëveshjen me pasurimin me uranium është një shqetësim shtesë, një reagim I keq ndaj një vendimi jo të duhur si ai I tërheqjes së Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore një vit më parë” deklaroi Ministri I Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian teksa u pyet për rrezikun e një lufte të gjerë në Lindjen e Mesme. Fuqitë Europianë që në nisje nuk I kanë mbështetur sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit pavarësisht pafuqisë së tyre për t’I shmangur ato. “Askush nuk dëshiron një luftë. Kam vënë re se të gjithë janë kundër përshkallëzimit të mëtejshëm si presidenti Iranian Hasan Rouhan, kreu I Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe liderë të tjerë të Gjirit. Teherani nuk fiton asgjë me tërheqjen nga marrëveshja po ashtu edhe Uashingtoni prandaj është e rëndësishme që të merren masa për sheshimin e tensioneve” shtoi më tej Ministri I Jashtëm Francez. Shkeljet e Teheranit për pasurimin me uranium pertej kufijve të caktuar në pakt nisën pasi Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshja bërthamore mes Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe 5 fuqive europiane në vitin 2015. Menjëherë pas kësaj Shtetet e Bashkuara njoftuan shtimin e sanksioneve ndaj Iranit.

Lini Nje Koment