Rrëfimi/ “Telefonata e  viktimës nga komisariati,  e ndjera  në morg?”

Rrëfimi/ “Telefonata e  viktimës nga komisariati,  e ndjera  në morg?”

Flet e motra, Safete Sula, dyshimet serioze të dosjes për akuzën e vrasjes ndaj vëllait tim

Sadetin Sula akuzuar për vrasjen e bashkëshortes, tre vjet ende pa një vendim të formës së prerë?

Ekspertët, veprimet hetimore, kërkesat e mbrojtes për të plotësuar provat,  kanë sjellë çeshtjen ende në këtë situatë kur nuk kemi një vendim të formës së prerë. Kemi dyshime të mëdha për manipulime. Shkalla e parë e ka dëuar, për se ju këmbëngulni ende në pafajsë??  Sepse ne kemi besuar gjithnjë. Por prokurori ka deklaruar se ka qenë vetëm Sadedetini e askush tjtër, ndërsa gjatë hetimit kanë dalë dhe materiale të tjera hetimore të vitit 2016, që janë marrë në kosnideratë në vitin 2018, kjo lë shumë për të dyshuar.

Dyshime?

Prokuroria ka deklaruar se nëpërmjet ekspertimit të telefonit celula që i ishte kthyer familjes së të ndjerës dhe pas gjashtë muajsh e rikthejnë në hetuesi dhe për çudi prokurorët thonë se janë audio, brenda aparatit që në ekspertimet e mëparshme nuk kanë mundur ti zbulojnë dhe me programe të tjera është mundësuar  të gjenden materiale të tjera. Kjo është një mundësi manipulimi pas gjashtë muajsh në këtë formë, lë hapur shteg për dyshime serioze.

Çfarë materialesh nuk keni marrë?

I kam kërkuar prokurorisë kohën e bërjes së ADN, ka një datë ku thuhedt 2017, ndërsa i përket një viti më pas dhe gjykata e justifikon si lapsus. Kemi kërkuar regjistrimini e katit të ekspertimit, gjykata mohon ta ketë, prokuroria e rrëzon kërkesën dhe nuk e jep

 Përpjekjet e familjarëve të të ndjerës komunikoni me ta?

Kemi komunikuar vazhdimisht me to. Pretendimet para prokurorisë janë se çifti nuk pas marrëdhënie të mira, ndërsa e vërteta është ndryshe. Kjo e provuar edhe ata qe i kanë njohur nga afër. Edhe sot nëse shohim në rrjete sociale konstatohet se marrëdhënia e tyre nuk ka pasur asnjë problem, që të mund të perceptonte drejt kësaj ngjarje të rëndë e tragjike.

Ka dyshime provash?

Ditën e ngjarjes ka një procesverbal për thirrjet telefonike të ditës së ngjarjes, në të cilat ka mospërputhje ku nuk rezulton thirrrja e orës 20 e 59, ku është shkruar për të nënkuptuar mëngjes. Kjo thirrje nuk rezulton në procesverbalin e kqyrjes së telefonave ditën e ngjarjes por rezulton në aktin e ekspertimit të bërë  në dhjetor.

Kush e ka bërë këtë thirrje kur telefoni i të ndjerës ishte në komisariat dhe kufoma në morg?  Kush e bënë këtë telefonatë? !  Dhe pretendohet përse nuk je përgjigjur duke e bërë përgjegjës. Këtë gjykata e ka rrëzuar, por ka nuanca manipulimi?

Tjetër veprim ?

Policia pretendon se ka shkuar të takoj miqtë e tij për të dnërtuar një alibi, ndërsa nga tabulatet rezulton se janë shokët ata që e kanë thorru për tu takuar, ashtu si dhe në bankë

Po në bankë?

Atë ditë ishte dita limit për të paguar taksat vendore dhe Sadiedini ka shkuar për të bërë pagesat, ndërsa policia pretendon se ka shkuar për të ndërtuar një alibi. Apo rasti i letrës.

Cilës letër?

Rezulton se është gjetur një letër format A4 në emër të së bijës. Në të ka dhe foto. Letra nuk është përfshirë në inventarin e sendeve të sekuestruara nga policia. Një tjetër letër gjysëm A4 e palosur që ka shkrime me stilolaps ngjyrë blu. Në të pretendohet nga akuza se konstatohet gjendja e rëndë e të ndjerës por rezulton se është pjesë e një krijimi të një autori shkruar vite më parë. Në portofolin e saj ajo mbante fotot e bashkëshortit dhe të babait të saj. Duke dëshmuar për të kundërtën e pretendimeve të akuzës për një marrëdhënie të acaruar..

Vijon me pjesë nga dosja..

Rrëfimi/ “Telefonata e  viktimës nga komisariati,  e ndjera  në morg?”

 

Lini Nje Koment