Tani, o s’bën SPAK-u, o s’shkon llogjika!

Tani, o s’bën SPAK-u, o s’shkon llogjika!

Nga Ylli Manjani.

Miliona euro PPP e koncensione pa garë, pa leverdisshmëri ekonomike dhe abuzive.

Miliona euro të tenderuara keq, pa ligj e pa garë, disa prej tyre sekret. Shërbime e punë publike të blera shtrenjtë e shumë shtrenjtë.

Miliona të tjera euro reparacione nga gjykatat e arbitrazhet ndërkombëtare si rezultat e vendimeve abuzive të qeverisë. Shpesh të urdhëruara me telefon.

Miliona euro dëme nga gjykatat shqiptare për largimet e paligjshme nga puna.

Vendimmarrje kryekëput abuzive ndaj pronës publike dhe private.

Pa lënë mënjanë kanabizimin, trafikun e drogave dhe blerjen masive të votave. Ngjarje të jetuara dhe të faktuara tashmë. Dhe ai që qeveris këtë skemë kryekëput abuzive nuk ka frikë nga SPAK-u. Ndërkohë, të gjithë të tjerët duhet të kenë!!! Tani, o s’bën SPAK-u, o s’shkon llogjika!

Lini Nje Koment