Shqiponja shqiptare në Sarajevë/ Meta me kampionen e xhudos Majlinda Klemendi

Në Çarshinë të Sarajevës, Presidenti i Meta ka publikuar sot një foto me   kampionen e xhudos Majlinda Kelmendin, ku kanë bërë edhe shqiponjën shqiptare me duar.

Ai e quajti  krenarinë e sportit shqiptar dhe ekipin e xhudos së Kosovës, Kelmendin teksa shton se  është një kënaqësi që takohet me këta ambasadorë të shkëlqyer të vlerave më të mira të kombit shqiptar.

“Me krenarinë e sportit shqiptar, kampionen e botës, Majlinda Kelmendi dhe ekipin e xhudos së Kosovës, kaluam momente shumë pozitive në çarshinë e Sarajevës.

Përherë kënaqësi të takohem me këta ambasadorë të shkëlqyer të vlerave më të mira njerëzore e sportive të kombit shqiptar kudo në botë.🇦🇱👐””, shkruan Meta.

%d bloggers like this: