Sfidon Vuçiç, kemi futur në veri mallra për një muaj, mos pyesni “si”

Sfidon Vuçiç, kemi futur në veri mallra për një muaj, mos pyesni “si”

Në kushtet kur autoritetet shqiptare kanë blinduar doganat me Serbinë, sidomos pas aksionit të fundit antikontrabandë në Veri, Vuçiç u ka thënë medieve serbe se kemi arritur të furnizojmë popullsinë serbe me mallrat e konsumit të përditshëm, të paktën për një muaj, duke mos e deklaruar mënyrën e depërtimit.

Beogradi nuk resht së provokuari tension në marrëdhëniet me Prishtinën. Në krye të këtij aktiviteti destabilizues, qëndron kreu i shtetit serb, Aleksandër Vuçiç. Dështimi i skenarit për improvizim të një krize humanitare në veri, dhe prerja e rrugës kontrabandës në veri, pas aksionit historik të autoriteteve të të rendit të Kosovës, i ka kushtuar shumë krenarisë së Beogradit por edhe qëllimeve e interesave të grupeve e individëve të caktuar të përshirë në afera të paligjshme. Me gjithë bllokadën doganore të vendosur nga qeveria “Haradinaj”, presidenti Aleksandar Vuçiq deklaron se Serbia ka gjetur mënyrën për të futur mallra në Kosovë por pa e treguar atë. Referuar asaj që vijon ta quajë  krizë  për produktet e konsumit të përditshëm në veri, ai u tha medieve serbe se është bërë “një pjesë e mirë e punës”, në furnizimin e serbëve në Kosovë për nevojat themelore, të paktën për muajin e ardhshëm. “Ia arritëm të sigurojmë një pjesë të mirë të konsumit, por se si e bëmë këtë, nuk do të flas”, i tha Vuçiç, Radio Televizionit shtetëror të Serbisë.

Duke pas parasysh masat shtrënguese që janë marrë  në kufirin me Serbinë,  në kuadër të aksionit antikontrabandë që ndërmorën institucionet e Kosovës në bashkërendim më njera-tjetrën, dhe zotimet e këtyre të fundit, për monitorim të rreptë të situatës, hapësirat për abuzim janë ngushtuar ndjeshëm. Kjo do të thotë se Serbia nuk ka mundësinë të qarkullojë mallra në Kosovë sic pretendon Vuçiç, ndaj deklaratat e tij kanë për qëllim nxitjen e reagimeve nga ana e Kosovës në shërbim të përshkallëzimin të tensioneve të acaruara sidomos prej 7 muajve të fundit. Sakaq, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj vijon t’i qëndrojë vendimit të tij për taksën 100%. Edhe presioni i ndërkombëtarëve kundër bllokadës doganore me Serbinë është zbehur me zgjedhjet e reja në BE, çfarë e ka dëmtuar rezistencën serbe në këtë drejtim.

Lini Nje Koment