Senatorët apel Trump-it/ Sanksionet e Turqisë, Ankaraja në krah të Moskës

Zbatimi i planit kokëfortë të Turqisë për t’u pajisur me sistemin raketor rus “S-400”, mund të dëmtojë në mënyrë të parikuperueshme marrëdhëniet me SHBA. Një grup senatorësh republikanë e demokratë i kërkuan presidentit Trump të ndërmarrë sanksione ndaj Turqisë, pasi e konsiderojnë këtë veprim, rreshtim të Ankarasë në krah të Moskës.

Disa prej senatorëve kryesorë nga të dyja partitë i kanë kërkuar presidentit Donald Trump të vendosë sanksione ndaj Turqisë, pasi kjo e fundit konkretizoi vendimin për të marrë sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400.  Në kërkesën e senatorëve drejtuar shefit të Shtëpisë së Bardhë thuhet ndër të tjera se:  “Në baza të forta bipartizane, Kongresi e ka bërë të qartë se duhet të ketë pasoja për blerjen e gabuar të S-400 nga presidenti Erdogan, një sinjal shqetësues për një rreshtim strategjik me Rusinë e Putinit dhe një kërcënim për programin F-35. Për pasojë, i kërkojmë presidentit Trump të aplikojë plotësisht sanksionet sikurse kërkohet nga ligji”, thuhet në letër. Por nga ana tjetër grupi i senatorëvevë në dukje se “Turqia është një aleat i rëndësishëm i NATO-s ndaj shpreson se marrëdhënia strategjike mes SHBA-së dhe Turqisë do ta tejkaloj këtë hap”. Senatorët nënshkrues të kërkesës janë anëtarët kryesor të komitetit për shërbime e armatosura dhe atij për punët e jashtme, Jim Inhofe, Jack Reed, Jim Risch dhe Bob Menendez.

Sakaq, vetëm pak orë pasi Turqia filloi zbatimin e këtij projekti të paralajmëruar, Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar zhvilloi një bisedë telefonike me  Sekretarin amerikan të Mbrojtjes në detyrë Mark Esper. Zyrtari i Ankarasë është shprehur se vendi i tij është nën një kërcënim serioz ajror dhe raketor, duke theksuar se blerja e sistemit të mbrojtjes S-400 në këtë drejtim nuk është zgjedhje por domosdoshmëri.  Mbërritja e parë e ngarkesës me sistemin raketor rus “S-400”, u njoftua të premten nga Ministria  e Jashtme turke. Mediet turke bëjnë me dije se sot, avioni i katërt ka zbritur në Bazën Ajrore Mürted në Ankara me ngarkesë të sistemit raketor rus.

 

Lini Nje Koment