Rama rrit çmimin e naftës, qytetarët fikin automjetet në rrugë

Ka qenë i menjëhershëm reagimi publik pas vendimit të qeverisë për të rritur me 20 lekë cmimin e naftes.Përmes rrjeteve sociale qytetarët kanë shpërndarë thirrjen që drejtuesit e automjeteve të rrijnë pa lëvizur në rrugë e kryqëzime.

Ditë e hënë, datë 15 korrik, të gjithë drejtuesit e automjeteve të fikin automjetet e tyre në rrugë, rrethrrotullime dhe kryqëzime prej orës 12:00-15:00 në shenjë proteste për të kërkuar  uljen e çmimit të naftës, minimumi në 150 të reja lekë për litër”, shkruhet në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale.

Pra protesta simbolike e qytetarëve do të jetë bllokimi i qarkullimit ditën e nesërme për 3 orë.

Lini Nje Koment