PS çertifikon 30 qershorin, Zguri paralajmëron tensione

Gati nje muaj iu desh Edi Rames per te permbyllur votimin njepartiak të 30 qershorit. KQZ mee votaata e peerfaqesusve socialiste vceertifikoi te zgjedhurit lokaale. Vetem Klement Zguri, Kryetari i ketij komisioni votoi kunder. Zguri e quajti vendimin e KQZ-së, një vendim politik dhe jo të bazuar në ligj.

“Besoj se KQZ ka qenë ndërmjet ligjshmërisë dhe arbitraritetit, për fat të keq në logjikën time KQZ ka zgjedhur të dytën, anëtarët e KQZ-së zgjodhën anshmërinë politike”.

Zguri argumentoi se puna e KQZ gjatë këtyre muajve nuk duhet të ‘kthehet në standard pune në të ardhmen’.

“Me keqardhje them, e kam të pamundur për shkak të një performance të dobët të KQZ por ndonjëherë dhe mungesës së dinjitetit të saj për mua është e pamundur të japë një notë kaluese. Do votoj kundër.

Më duhet të them, unë nuk bija dakord me shumicën, me kolegët e mi. Shpresoj shumë që kolegët e mi t’i thërrasin vetëdijes ligjore dhe të reflektojnë

Votimi i 30 qershorit u bojkotua nga partitë e opozitës. Në 31 bashki të vendit kandidoi vetëm kandidati i Partisë Socialiste. Ndërsa në 21 bashki të vendit kandiduan dy kandidatë, një nga PS dhe një kandidatë nga partia Bindja Demokratike, kjo e fundit me vendim të Gjykatës së Durrësit dhe sipaas OSBE ODIHR u regjistrua nga KQZ ne paligjshmeri. Klement Zguri u beri te ditur kolegeve te tij se permes certifikimit te 30 qershori, ky institucion ne veend te ligjshmërisë zgjodhi arbitraritetin, duke refuzuar zbatimin e kushtetutes. Miratimi i rezultatit final të 30 qershorit nuk zgjidh konfliktin politik, por thellon edhe me shume perplasjet. Ato nisen edhe pa cerfitikimin formal, pasi kryeminstri Rama e nisi nje dite me pare mesymnjen ne instiucionet vedkree duke future mee force te zggjhedhurrin e ttij per Devollin.

 

%d bloggers like this: