Pompat e naftës/ Rama me monopol të ri në tregun e hidrokarbureve

Qeveria Ramakadhënë me koncesion kontrollin e pompave që furnizojnëqytetarët me karburant. Sërish praktika e ndjekur për dhënien e koncesioneve është antiligjorenë kundërshtim me vendimin e gjykatës për pezullimin e tenderit. Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin se po krijon një monopol të ri në tregun e hidrokarbureve duke i hequr arkës së shtetit 100 milionë euro për 20 vjet duke ja dhënë këtë shumë klientëve të tij.

Kompania fituese e koncesionit Noa control është krijuar ne vitin 2015 dhe 1 më pas ka bërë propozimin e pakërkuar për të marrë në koncesion shërbimin e kontrollit të pompave të karburantit.Kjo kompani është favorizuar nga qeveria që nga momentin e hapjes së tenderit, duke eleminuar në shkelje flagraante të ligjit cdo konkurrent të saj.

Shehaj deklaroi se Rama po implementon një strategji për kapjen afatgjatë të ekonomisë dhe tregut në Shqipëri. Kjo sipas tij vërtetohet me këmbnguljen për të shpallur fitues për kontrollin e pompave të naftës Noa Control. Ndërkohë DASH në raportet e tij shkruan se koncesionet dhe PPP, janë një teknikë që i jep mundësi Ramës të krijojë nje skemë me njerëzit e tij të afërt,që së bashku synojnë të mbajnë pushtetin dhe të ndajnë përfitimet.

Partia demokratike është shprehur se do të vazhdojë duke denoncuar vjedhjet e qeverisë aktuale, ndërsa ka premtuar se të gjitha koncesionet e firmosura nga Rama do të anulohen me ardhjen në pushtet të saj.

Lini Nje Koment