Plani Rama-Vuçiç/ Tritan Shehu: Këmbanë alarmi dhe pistë hetimi

Edhe ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka reaguar mbi bisedën  e përgjuar të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, ku flet për ndarjen e Kosovës, teksa shprehet se kjo duhet të shërbejë si alarm e pistë hetimi.

“Aktorë nga Tirana, Prishtina e Beogradi si dhe inspiruesit e mbeshtetesit e një projekti te tillë duhet të prononcohen apo te qartësohen”, shkruan Shehu në profilin zyrtar.

 

Postimi i plotë:

“Pergjimet” e Zaev per ceshtjen e ndarjes se Kosoves, nje alarm e piste hetimi.

Ka ardhur momenti te skjarohet qartesisht e verteta mbi kete “mekanizem” shume te rrezikshem.

Aktore nga Tirana, Prishtina e Beogradi si dhe inspiruesit e mbeshtetesit e nje projekti te tille duhet te prononcohen apo te qartesohen.

Fatkeqesisht ky skenar eshte akoma aktiv edhe mbas goditjes qe mori ne Berlin.

Si i tille ai merr trajta te ndryshme, disa here edhe ne formen e inisiativave te “sheqerosura” e “nacionaliste” nga shqipfoles, por gjithmone ne funksion te rigjallerimit te idese se shkembimit te territoreve ne Ballkanin Perendimor, e lidhur kjo me endren e Serbise se Madhe, si dhe me tentativat e disa faktoreve te tjere, qe duan ta mbajne kete Rajon ne amulli per te shtuar influencen e tyre, apo per te realizuar skema te ngjashme diku gjetke.

Ka ardhur momenti te flitet qarte e direkt, pikerisht per te bllokuar te tilla aventura.

E ardhmja e vendeve tona eshte vetem BE; rruges per aty cvleresohen gradualisht kufijte, per te jetuar neser ne Familjen tone te perbashket.

tritan shehu

Lini Nje Koment