Përse mund të jenë thirrur në skenë atentatorët

Përse mund të jenë thirrur në skenë atentatorët

Editorial nga Alfons Zeneli

Ezaurimi i historisë së proçesit votimor të 30 qershorit më shumë se kujtdo, i shkaktoi trauma vetë Ramës dhe pjesës rilindase të Partisë Socialiste. Pjesëmarrja i vetëm në votime duke shenjuar rastin e vetëm të votimeve pa kandidatë në kalendarin e Evropën moderne është hapi vendimtar për instalimin e një sistemi monopartiak de facto. I gjithë ndërsimi i langojve propagandistikë të neodiktaturës ka të bjëjë me faktin se vetë Rama po përjeton një gjëndje të renduar politike, sociale dhe psikologjike. Kjo sepse ai tashmë e ka kuptuar që zhvillimi i proçesit votimor ishte një rënie e tij në kurthin e ngritur nga opozita. Opozita nuk bëri gjë tjetër veçse hoqi të gjitha pengesat nga rruga drejt rënies në të cilën po vrapon Rama i vetmuar. 30 qershori për Rilindjen ishte fitorja e madhe e fumbjes. Tani, duke parë situatën dhe ecurinë, duke parë atë që nuk e shikonte dot në dalldi e sipër gjatë fushatës për kandidatët bufonë, ka vendosur ose ka urdhëruar instinktivisht njësitet ilagalë që i ruante për ditë të keqe. Duke rënë drejt fundit në gjendje të lirë, duke u përpjekur për ta ndaluar ketë rënie ai gabon në çdo hap duke bërë që dhe përplasja të jetë fatale. Në kushtet e humbjes së plotë të arsyes, në rrethana ekstreme paniku njeriu mund të bejë gjithçka. Njëlloj si ata hajdutët ordinerë nga Fieri të cilët në vjedhje e sipër vranë dhe një foshnje. Asokohësh, falë ligjit të mrekullueshëm të dënimit me vdekje, dy hajdutët u varën në litar. Fati i kriminelëve dihet : ai është litari. Pa asnjë vështirësi , edhe Rama ka filluar ta ndjejë shtërngimin e litarit alegorik rreth fytit të tij. Është ky shkaku që ai ka thirrur nën armë repartet e specializuara të dhunës qoftë fizike qoftë verbale. Rezultatet e para kanë filluar të duket. Shënjetrat e para janë sinjalizuar. Aurel Plasari, Fatos Lubonja dhe Klement Zguri. Nuk ka pikë dyshimi se shatbi dhe shefi i njësitit gueril të Tiranës i kanë hartuar me kohë listat e armiqve që duhen atentuar. Nuk ka pikë dyshimi se lista është e gjatë. Egërsia dhe urrerjtja patologjike që dominojnë mbi çdo filiz arsyeje janë karakteristika të bërthamave që qëndrojnë në bazë të diktaturave. Kjo patologji urrejtjeje ndaj dritës, kjo babëzi shtazarake për para e Rama-rilindjes e ndërthurur në mënyrë organike me traditën terroriste të partisë mëmë, ka sjellë një formë të re diktature kryesisht gjakatare, të pamëshirshme dhe jashtëzakonisht të sofistikuar. Planet për instalimin e plotë të të gjittë elementëve të vet, duhet të realizohen me çdo kusht pavarsisht deklaratave të demokratit të vjetër me bindje euro atlantike Gramoz Ruçit. se ”nuk ka burrë nëne ta rikthejë diktaturën”. Duke qënë se situata është shumë delikate e specifike, Rama e ka parë me vend trysnimin dhe shantazhimin e zërave të fuqishëm që janë kundër politikave të tij. Për këtë po përdoren elementë me të kaluar kriminale, elementë ilegalë që punojnë për segmente të zeza të politikës. Sot, ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar personin që ka kërcënuar me jetë kryetarin e KQZ Klement Zguri, akademik Aurel Plasarin dhe analistin Fatos Lubonja. Ndërkohë, Berisha ka zbuluar dhe kreun e kubesë së krimit ish shefin e inteligjencës shqiptare Fatos Kolosin si organizator dhe urdhërues i shantazheve dhe atentateve. Duke qënë se Berisha është pothuajse fabulik sa i përket saktësisë absolute të informacioneve dhe deklaratave, na duhet ta besojmë se pas këtij operacioni shantazhimi dhe atentatesh qëndron figura e errët e Fatos Klosit. Mirëpo involvimi i ish shefit të shërbimit sekret në beteja të tilla politike midis partive do të krijonte preçedent të rrezikshem. Përveç faktit se do vërtetonte pretendimet dhe akuzat e vazdueshme të PD dhe Sali Berishës se ish kreu i SHISH Fatos Klosi ka qënë vegël politike e PS dhe e zbulimeve armike. Dihet që Klosi dhe segmente të besuara të tij , kanë luajtur një rol shumë të madh në sabotimin e luftës së Kosovës nëpërmjet diversionit dhe shitblerjes së armëve. Por duke u kthyer në situatën e sotme, duhet thënë se futja në lojë e atentatorëve në situatë të tillë do krijontë destabilitet e pçështjellim shumë madh kombëtar e ndërkombëtar nga i cili pikë së pari do të dilnin të humbur vetë organizatorët.

Lini Nje Koment