Përfundon seanca, ja vendimi që u mor për ish deputetin Bardh Spahia

Lirohet ish deputeti demokrat Bardh Spahia.  Gjykata e Apelit të Shkodrës  ka ndryshuar masën e sigurisë  nga “arrest shtëpie” në “Detyrim paraqitje”.

Seanca e tij u zhvillua mëngjesin e kësaj të enjte, e cila u shty me disa orë si pasojëe mungesës së Spahisë në Gjykatë. Kjo pasi policia nuk mori përsipër  shoqërimin e tij në Apelin e Shkodrës.

Në seancë u paraqit vetëm dy avokatët, mes tyre  Ivi Kaso. Ata kishin prokurë nga familjarët për përfaqësimin e tij në gjykatë.Por gjykata pas kontakteve me drejtorinë e policisë së Tiranës bëri të mundur edhe paraqitjen e Spahisë.

Spahia akuzohet për “Kundërshtim që i bëhet punonjësit të policisë së rendit publik, me qëllim për ta penguar atë për të kryer detyrën sipas ligjit, pas përplasjeve në KZAZ-të në Shkodër, ku Spahia ishte në mbësjtetje të qytetarëve të cilët kërkuan zbrazjen e materialeve zgjedhore në respekt të dekretit presidencial.

Lini Nje Koment