PD nxjerr zbuluar manipulimin e votave

Sekretari për Ceshtjet Zgjedhore i Partisë Demomokratike, Ivi Kaso zbulon këtë të enjte farsen e KQZ per te fshehur manipulimin e 30 qershorit.

Ja çfarë shkruan ai 

Nën shembullin e ndritur të “marifetit” me Idajet Beqirin, KQZ ka vendosur që nesër, në vijim të një kërkese ankimore për Bashkinë Lezhë, të hapë dhe të kontrollojë rregullshmërinë e procesit të 30 Qershorit vetëm për 11 qendra votimi ku PS ndihet e sigurt që s’ka patur manipulime. Qëllimi, jo fort i fshehur është që t’i tregohet botës mbarë se votimet ishin të rregullta e të vlefshme, jo vetëm këtu por në mbarë vendin. Ajo që e nxjerr bllof këtë skemë farsë “dorëzimi të kontrolluar” është se nga frika se mos del në shesh manipulimi me listat e zgjedhësve, në këto qendra, KQZ ka vendosur të mos ta hapë fare kutinë e materialeve zgjedhore. .

Lini Nje Koment