Parlamenti bllokon zbardhjen e krimeve të komunizmit

Këtë të martë Komisioni i Ligjeve ndërhyri në ligjin e vitit 2010 për Institutin e Studimeve të Krimit dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri, veprime  të konsiderushmë të e arsyeshme nga drejtuesi i saj Agron Tufa.Ai tha se ajo cka synon të realizojë qeveria Rama është deformimi i së kaluarës.

Të pyetur nëse pas këtij veprimi fshihet ideja për të shkarkuar nga detyra drejtorin dhe nëndrejtorin e këtij institucioni, Tufa dhe Hoxha u shprehën se sigurisht që ekziston kjo mundësi referuar sulmeve të fundit drejtuar figurës dhe punës së tyre.

Pas botimit të librit lidhur me krimet e komunizmit nga Celo Hoxha ,ky i fundit së bashku me Tufën janë akuzuar nga deputeti socialist Spartak Braho se po nxijnë historine. Braho tha se Tufa, me punën e tij tek Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po njollos historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj.

Tufa i është deklaratave të deputetit të PS-së, duke i bërë thirrje drejtësisë që të ndërhyjë për të parandaluar ndonjë tragjedi, pasi sipas tij, Spartak Braho ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës njerëz të pafajshëm.

Pas debateve dhe akuzave të shumta në distancë shkrimtari Agron Tufa paditi deputetin socialist Spartak Braho.

Kreu i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa ka paditur më herët në Gjykatën e Tiranës disa persona, të cilët ai i akuzon se e kanë sulmuar, fyer dhe kanë shpifur ndaj tij. Mes tyre është edhe deputeti Spartak Braho.

Lini Nje Koment