Mjetet iraniane tentojnë sekuestrimin e çisternës britanike

Mjetet iraniane tentojnë sekuestrimin e çisternës britanike

Përshkallëzohet sërish situata në gjirin e Hormuzit pasi mjetet lundruese iraniane u përpoqën tëndalojnënjë anije cisterne britanike përpara se të dëboheshin nga një anije e marinës Mbretërore. Qeveria britanike veprimin e iranianëve e cilësoi si në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Pavarësisht se Irani e mohoi përpjekjen e konfiskimit, më herët kishte kërcënuar se do të hakmerrej për sekuestrimin e njërës prej anijeve të veta çisternë. Ndërkohë sipas disa zyrtarëve të lartë amerikane anijet që besonin se i përkisnin Trupave të Gardës Revolucionare iraniane iu afruan British Heritafe teksa ajo po lëvizte në Ngushticën e Hormuzit. Kjo pasi javën e kaluar marina mbretërore britanike ndihmoi autoritetet në Gjibraltar të kapin një anije cisternë të Iranit, me argumentin se kishte prova që dëshmonin se ajo po i drejtohej Sirisë, duke shkelur kështu sanksionet e Bashkimit Evropian. Ndërsa një ditë më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë thirrje aleatëve tu bashkohen në krijimin e një koalicioni ndërkombëtar ushtarak për mbrojtjen e ujrave përreth Iranit dhe Jemenit me qëllim sigurimin e lirisë së lundrimit në rajon thelbësore për rrugët tregtare. Apeli I Uashingtonit erdhi vetëm pak javë pasi Amerika fajësoi Iranin për sulme ndaj naftëmbajtësve të saj në maj dhe qershor. Patrullimet do të fokusohen më së shumti në ngushticën e Hormuzit, aty ku u shënjestruan muajin që shkoi dy anije cisternë, episod ky për të cilin Amerika fajësoi Republikën Islamike, e cila nuk i pranon akuzat. Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara pa lënë pas edhe fuqitë europiane u rriten ndjeshëm pas sanksioneve që Trump vendosi ndaj Teheranit që nuk pranoi rinegocimin e marrëveshjes bërthamore. Nisur nga kjo Irani kërcënoi se do të mbyllë ngushticën e Hormuzit nëse nuk do të jetë në gjendje të eksportojë naftë.

Lini Nje Koment