Lajthit Vuçiç/ Kosova po përpiqet të dëbojë serbët e të marrë veriun

Lajthit Vuçiç/ Kosova po përpiqet të dëbojë serbët e të marrë veriun

Me gjithë kapërcimin që iu bë kësaj situate, duke mos u cenuar qytetarët sa i përket përmbushjes së nevojave të përditshme,  Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk resht së deklaruari se situata në veri të Kosovës, mbetet dhe po bëhet gjithnjë e më e vështirë, ku ka veçuar spitalin e Mitrovicës së Veriut.

Sic tha Vuçic për mediet në Beograd, vështirësitë më të mëdha të furnizimit me medikamente dhe produkte të tjera të nevojave të përditshme, vijnë për shkak të taksës 100% të vendosur nga Prishtina, ndaj mallrave serbe. Ndërsa komentoi hapjen e pikave paralele të shitjes nga ana e autoriteteve të Prishtinës, pasi për dy ditë me radhë, bizneset serbe i mbyllen dyqanet, presidenti Vuçiç, tha se kjo është bërë me qëllim që “serbët të harrojnë lidhjen me atdheun e tyre”. “Objektivi kryesor i këtyre masave të Prishtinës, është ta marrë veriun, dhe të dëbojë popullsinë serbe nga mbarë Kosova”, tha Vuçic. Ky qëndrim i kreut serb të shtetit, rikonfirmon se pas skenarit për krijimin e një krize humanitare në veri, qëndronte pikërisht Beogradi në tentativë për të sensibilizuar ndërkombëtarët në mënyrë që të rrisin presionin ndaj qeverisë “Haradinaj”, për të shfuqizuar taksën 100%.

Lini Nje Koment