Korrupsion i hapur në Hipotekën e Durrësit, 500 € për një certifikatë

Drejtuesit  e Hipotekës në qytetin e Durrësit janë të përfshirë në korrupsion dhe vijojnë të zhvatin qytetarët. Ky është denocimi i një prej banorëve të Durrësit, i cili ka zgjedhur ta bëjë publik atë në profilin zyrtar të ish kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.  Qytetari shkruan  për një certifikatë pronësie ata janë të detyruar të paguajnë 500 euro.

Ja postimi i Berishës në profilin zyrtar:

Pershendetje Z.Doktor.

Jam nje punonjes i hipotekes durres.Dua te ndaj nje shqetesim pasi ne hipoteken e durresit drejtori Liridon Pula,nen drejtori LEonard Kadrimi si dhe shefja e bashkqeverisjes Lusiana Kolaj(e vendosur ne kete post nga mafia durresit),cdo gje kalon ne duart e ketyre personave qe nje qytetar te paiset me nje certifikate pronesie duhet te paguaj 500euro.Po shohim tmerr me sy se kto kane krijuar nje rrjet dhe po i rrjepin njerezit nga leket.Kane hapur dhe nje dere privatisht prane zyres se drejtorit dhe aty behen te gjitha pazaret.te lutem anonim.

Lini Nje Koment