Henze: Votimet e 30 qershorit, Rama dhe eksponentë të PS-së të japin dorëheqjen

Demokracia: qeveria e popullit nga populli për popullin.Gazeta  ndërkombëtare Bild, ka publikur  regjistrime telefonike të shërbimeve të inteligjencës, autenticiteti i të cilave nuk mohohet nga qeveria shqiptare. Sipas kësaj gazete, partia qeverisëse Rama, Taulant Balla dhe eksponentë të tjerë të Partisë Socialiste, bashkëpunuan me mafian për të manipuluar zgjedhjet parlamentare të  2017. “Shqipëria ka një qeveri mafioze Rama”, thotë kryeredaktori i Bild. Dhe kjo solli menjeherë  reagimin e të ashtuquajturit kryeministri Rama, duke paditur gazetarin. Kjo procedurë, sjell në vëmendje një të kërkuar nga policia,  i cili  pasi kapet duke vjedhur në dyqanin e argjendarisë , dëshiron të padisë argjendarinë pasi, teksa ka thyer xhamin për të hyrë për të grabitur, ka prerë vetën me copa qelqi.  Kjo është qesharake.  Bashkëpunimi me mafien dhe organizatat kriminale për manipulimin e votave përbën  vepër penale.  Duhet të sqarohet se deri në çfarë mase Rama dhe eksponentët e tjerë u bënë përgjegjës  duke  kryer  mashtrime zgjedhore.  Kjo sigurisht që tani kërkon hetues neutralë nga Interpol dhe Europoli, si dhe nga Prokurorët e jashtëm. Kryeministri dhe të përfaqsues të tjerë të PS-së, gjithashtu do të duhej të privohen nga imuniteti i tyre, në mënyrë që të hapet një procedurë e duhur hetimore. Deri në përfundimin e kësaj procedure, Rama dhe  eksponentet  e perfshire duhet të heqin dorë nga postet e tyre menjëherë,  ose e thënë ndryshe  të japë dorëheqjen , në mënyrë që të ekzistojë një procedurë kushtetuese. Shqiptarët tani duhet të vendosin se si të merren me mafian në hetimin e veprave penale të mundshme dhe t’i tregojnë bashkësisë ndërkombëtare se Shqipëria është një shtet kushtetues.

%d bloggers like this: