Greqi/ Betohet qeveria e re, të mërkurën mbledhja e parë

Kryeministri i  ri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis vetëm disa orë pas betimit të tij bëri të ditur edhe emrat e kabinetit të ri ministror. Ajo që bie ne sy në përbërjen e kabinetit të ri prej 18 ministrash është numri I ulët I grave me vetëm 5 të tilla. Ministrine e Financave Mitsotakis ja besoi ekonomistit 45 veçar Kristos Staikouras I cili në vitet 2012-2015 ka shërbyer si Zv/ministër në po të njëjtën ministri. Staikouras ngarkohet në këtë mënyrë me përgjegjësinë për zbatimin e programit ekonomik të Mitsotakis në të cilin bëjnë pjesë ulja e taksave, rritja e pagave dhe nxitja e investimeve dhe e punësimit. Ndërsa Ministrinë e Jashtme do ta kryesojë Nikos Dendias ish avokati 59 vjeçar I cili më parë ka qenë Ministër I Mbrojtjes, drejtësisë dhe mbrojtjes së qytetarëve. I njohur si politikan me shumë eksperiencë Dendias pritet të përballet me vendime tejet të vështira si ai I tensioneve me Turqinë dhe vijimsia e marrëveshjes së Prespës. Qeverisë së re do t’I duhet të vendosë se çfarë do të bëjë me marrëveshjen për ndryshimin e emrit të Maqedonisë së Veriut e përfunduar nga administrata e mëparshme e Tsipras. Mitsotakis që në nisje të fushatës vazhdimisht ka shprehur kundërshtimin e tij për këtë marrëveshje duke tërhequr në këtë mënyrë votat nacionaliste. Pas betimit këtë të martë qeveria e re të mërkurën zhvillon edhe mbledhjen e parë. Pavarësisht se qytetarët grekë besojnë se qeveria e sapozgjedhur mund ta përmirësojë ekonominë e vendit analistët deklarojnë se do të ketë një periudhë të shkurtër tolerance për prodhimin e rezultateve konkrete. Qeversja e Mitsotakis po ashtu pritet të jetë e ashpër me emigrantët ndryshë nga ish kryeministri Aleksis Tsipras, nisur nga vetë deklaratat e Mitsotakis.

Lini Nje Koment