Gjyqi i ish deputetit/ Spahia mungon në Gjykatë, shtyhet seanca

Ditën e sotme po zhvillohet seanca e ish deputetit demokrat Bardh Spahia, në Gjykatën e Apelit. Ky i fundit ka kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë ‘’arrest shtëpie”.Por në këtë seancë, mungon vetë  Spahia pasi askush nga policia e Tiranës nuk ka garantuar shoqërimin e tij nga banesa për në Gjykatë.

Kjo ka sjellë dhe ndërprerjen e përkohshme të seancës, deri në sqarimin e këtyre procedurave. Spahia përfaqësohet në këtë seancë nga dy avokatët e tij Ivi Kaso dhe Ledio Nuraj. Ndërkohë që prokuror i cështjes është Besim Ndragjoshi dhe Marina Rrabashta relatore.

Në mbështetje të ish-deputetit ndodhet në sallën e gjyqit dhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi si dhe përfaqësues të tjerë të PD-së.

Lini Nje Koment