“Fuqitë e huaja me maska” që mëkojnë komunizmin

Editorial nga Alfons Zeneli

Për shumë njerëz të thjeshtë por dhe studiues, revanshi apo më saktë përhapja dhe mbijetesa e komunizmit si ideologji dhe praktikë ka qënë shpesh një enigmë. Kjo, ka ardhur më shumë për faktin sepse komunizmi si ideologji ka shumë të meta të cilat vërehen edhe me një sy të shkujdesur. Aq më tepër si praktikë. Historia afër 50 vjeçare e tij si formë pushteti në gjysmën e Evropës, tregoi se komunizmi jo vetëm ishte i destinuar të dështonte por dhe të merte me vete jetën e 100 milion njerëzve. Atëhere lind pyetja se si është e mundur që rezistoi nëpër vendet e Evropës Lindore dhe Qëndrore? Si qe e mundur që megjithë handikapet vdekjeprurëse që barti me vete që nga filli, ai mundi të mbinte, të përhapej dhe të qëndronte në pushtet për më se katër dekada? Rrymat ekstremisht të majta janë stimuluar të lindin që para se të konvencionoheshin me emrin komunizëm. Ai si ide, nuk mund të përputhet apo të gjejë zbatim e ambient biotik brenda natyrës njerëzore. Kjo ka qënë kontradikta themelore e komunizmit me natyrën humane. Ndaj dhe implementimi i sforcuar, i dhunshëm e artificial në gjirin e shoqerisë e të kombeve ka sjellë shkatërrimin e tyre. Tashmë me kalimin e kohës gjithnjë e më shumë kanë dalë në pah fakte dhe të dhëna të cilat kanë hedhur dritë mbi enigmën e komunizmit. Fakte të pakundërshtueshme që vërtetojnë se fuqi të centralizuara financiare globale, e kanë strukturuar komunizmin si një armë psikologjike, morale dhe ekonomike kundër njerëzimit. Po kjo organizatë okulte është kujdesur gjithmonë deri në detajet e fundit që nëpërmjet propagandës të iluzojë njerëzit se komunizmi është një ideal i natyrshëm që buron nga njeriu. Fatkeqsisht, bombardimi propagandistik ka sjellë rezultatet e veta duke bindur pesona, liderë, grupime sociale dhe kombe se komunizmi është e vetmja aksiomë. Komuna e Parisit, Revolucioni i Tetorit, levizje të ndryshme marksist-leniniste në vende të Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine si dhe konstituimi i pushtetit të kuq në vendet e Evropës pas mbarimit të L2B, rezultatet tragjike që kombet përkatës provuan janë vertetimi përmbyllës i çdo debati qoftë mbi efektet e një ideologjie të tillë , qoftë mbi faktin se çfarë është dhe kush qëndron pas kuintave si arkitekt i tij. Mjafton që të vërejmë faktin se që të gjitha levizjet të ashtuquajtura revolucionare marksiste-leniniste komuniste kanë qënë të financuara nga qarqe të caktuara të fshehta. Këtu përfshihen padyshim edhe Revolucioni i Famshëm i barazisë së kokave të prera të Francës edhe Revolucioni i Tetorit që shenjoi shkatërrimin e kombit rus, instalimin e bolshevizmit, krijimin e BRSS dhe përdorimin e kësaj makinerie gjigande si një armë kundër qytetërimit perëndimor. Pra edhe u shkatërrua një vatër e rëndësishme e qytetërimit dhe kulturës botërore edhe u krijua një antipod për pjesën tjetër të mbetur të qytetërimit. Ndoshta do të mjaftonte vetëm historia e Rusisë dhe e BRSS që të kuptohet se çfarë qe në të vërtetë Revolucioni i Tetorit. Mjafton të shikohet qoftë dhe përciptas përbërja e PKBS, roli, masat, veprimtaria e saj. Qëllimet e shpallura të saj si norma ekstremisht antinjerëzore dhe antidemokratike. E megjithatë, falë suportit financiar të ”fuqive të huaja”, ”të maskuara” siç i quante Robespieri në fund të jetës, Lenini ia doli të triumfonte për fatin e keq të Rusisë dhe kombeve që ai pushtoi me dhunë e terror. Fuqitë e huaja, apo më saktë fuqia e huaj e panjohur asokohësh për Robespierin, vazhdon të financojë e mbështesë me gjithçka edhe sot e kësaj dite derivatet e komunarëve të Parisit e të bolshevikëve të Leninit. I mbështet me kesh, me libra, me pseudohistorianë, me letërsi, me kinemamtografi, me lobime, me pushtet politik e me gjithçka. Eshtë interesant fakti që edhe pse nazizmi tashmë nuk përbën kurrfarë rreziku potencial, prodhohen ende plot bujë libra e filma pafund kundër tij. Nga ana tjetër, jo rastësisht por për pasojë rrallë, shumë rrallë të zë syri prodhime kinematografike ku të demaskohet makina më gjakatare që ka njohur njerëzimi, komunizmi. Megjithë faktin që vetë bota dhe sidomos Evropa dhe SHBA, sot nuk kanë asnjë problem me nazizmin por me pasojat apokaliptike të regjimeve komuniste. Konflikti me Lindjen, gjegjësisht me Rusinë nuk është gjeografik. Është me origjinë qartësisht politike për shkak të ndotjes me të kuq komunizmi që Rusia pësoi. Një Rusi demokratike, një Rusi që do të ishte zhvilluar pa nderhyrjen fatalisht tragjike të Revolucionit të Tetorit nuk do kish qënë kurrë kërcënim për demokracitë europiane. Ajo është e tillë tani praktikisht për shkak se vazhdon të funksionojë sipas programit që i pat instaluar dikur në ”tru” fuqia e huaj me maska.
Prandaj dhe libri i Isuf Kalos apo libra të tjerë, apo artikuj e filma, apo memuaristika që glorifikon drejtpërdrejt apo në mënyrë të kamufluar regjimin komunist të Enver Hoxhës, inteligjencën e Adil Çarçanit, urtësinë prej nënëmadheje të Nexhmijes, erudicionin e Pilo Peristerit etj , nuk janë asgjë e çuditshme. Nuk janë rrufe në qiell të pastër. Janë pjesëza integrale të një kurthi global që përpiqet të mbajë në agoni mbarë shoqërinë njerëzore. Shkalla e refuzimit që shqiptarët duhet t’i bëjnë idolatrisë së kuqe dhe dishepujve përkatës tregon se në cilën anë jemi si komb : në anën e kavieve që adhurojnë dhunuesin apo në anën e njeriut.

Lini Nje Koment