Engel – Haradinaj: Marrëveshja, bazuar në kufijtë ekzistues

Engel – Haradinaj: Marrëveshja, bazuar në kufijtë ekzistues

“Dialogu me Beogradin duhet të finalizohet me një marrëveshje ligjore që çon në njohjen reciproke në kufijtë egzistues”. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka përcjellë qëndrimin zyrtar të qeverisë së tij, kongresmenit amerikan Eliot Engel. Në një takim të posaçëm Haradinaj dhe Engel folën për zhvillimet politike në vend duke u fokusuar procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas Haradinajt, ky proces duhet të përmbyllet me marrëveshje finale.

“Kosova është e përcaktuar për të ardhmen euro-atlantike, në miqësi të përhershme me SHBA-në, fqinjësi të mirë me vendet e rajonit dhe përmbylljen e dialogut me Serbinë, me një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme që çon në njohje reciproke në kufijtë ekzistues.”

Haradinaj, duke kërkuar mbështetjen e SHBA për procesin e dialogut tha gjithashtu see Kosova do të jetë përjetë mirënjohëse për përkrahjen që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë para dhe gjatë luftës dhe tani në shtetetndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike të vendit. Ndërkaq, kongresmeni  demokrrat tha se shpreson që Kosova të vazhdojë të përparojë në drejtim të prosperitetit, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Engel mbërriti në Kosovë më 4 qershor ku mori pjesë në manifestimet për shënimin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së. Një ditë më parë ai, takoi presidentin Hashim Thaçi, ndërsa më vonë mori pjesë edhe në ceremoninë e inaugurimit të rrugës Gjakovë-Tropojë e cila mori emrin e tij.

Lini Nje Koment