Dyzime në qeveri/ Pacolli këmbëngul të mos lejojë zyrtarët serb në kosovë

Dyzime në qeveri/ Pacolli këmbëngul të mos lejojë zyrtarët serb në kosovë

Edhe pas rrëzimit që Kryeministri Haradinaj i bëri urdhrit për moslejimin e zyrtarëve serb në Kosovë, ministria e Jashtme mbetet e vendosur për të mos lejuar, të paktën ministrin serb të mbrojtjes Aleksandës Vulin, të shkelë në territorin e Kosovës.

Nuk dihet nëse këtë herë është marrë vesh me kryeministrin Haradinaj, Ministria e Jashtme, kur ka marrë vendim për të mos lejuar të shkelë në territorin e Kosovës, ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin. Lajmin e konfirmoi për mediet Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Kosovës. Sipas tij, kërkesa e Vulinit është refuzuar “sepse qëllimi i tij është provokimi kundër Kosovës”. “Nuk ka çfarë të kërkojë në Kosovë, ministri i Mbrojtjes, Vulin, derisa Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”, tha Zyberaj. Zyrtari i qeverisë se Kosovës vlerëson se, vet kërkesa për të vizituar Kosovën është provokim, pasi “qeveria e Serbisë e di se çdo lloj vizite në Kosovë është e ndaluar për Ministrin e Mbrojtjes”. Ndalesa ndaj Vulinit është konfirmuar edhe nga ministria e Mbrojtjes e Serbisë. Mediat serbe bëjnë të ditur se, Vulin dhe një delegacion i ushtrisë serbe, kishin në plan të vizitonin Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut. Institucionet e Kosovës, kohë më parë, kanë përpiluar një listë të personave të padëshiruar nga Serbia të cilëve u është ndaluar hyrja në Kosovë. Lista që Ministria e Jashtme e Kosovës ka me emrat e personave që nuk mund të hyjnë në Kosovës, fillon me emrin politikanit ultranacionalist serb, Vojisllav Sheshel, i dënuar nga Gjykata e Hagës, pasuar nga Lubusha Divkoviq, ish-gjeneral i Armatës serbe, pastaj ministri i Brendshëm dhe ai i Mbrojtjes i Serbisë, deri te kryeministrja serbe, Ana Brnabiq e të tjerë. Një javë më parë, ministria e Jashtme po përmes këshilltarit Zyberaj, pat bërë me dije se u është ndaluar hyrja në Kosovë të gjithë zyrtarëve të Beogradit deri në një ndryshim kursi të sjelljes së tyre në raport me Kosovën. Por vetëm një ditë më pas, kryeministri haradinja, nga samiti I Poznanait ku po merrte pjesë përgëshnejshjtori këtë lajm, pas një takim I me homolopget serbe Brnabic.

Lini Nje Koment