Boris Johnson: Amnisti për emigrantët ilegalë me mbi 15 vite në Britani

“Po mendojmë që të amnistojmë qindra e mijëra emigrantë ilegalë të cilët jetojnë prej 15 vitesh në Britani” deklaroi Boris Jonson një nga kandidatët kryesorë për postin e kryeministrit në Mbretërinë e Bashkuar. Po ashtu në intervistën e dhënë për “Daily Mail” Johnson ngriti edhe shqetësimin e mësimit të gjuhës angleze nga emigrantët, pasi sipas tij në shumë zona të Britanisë anglishtja nuk është më gjuhë e parë. “Tani unë mendoj se historia e komuniteteve që vijnë në Londër dhe jetojnë këtu është e jashtëzakonshme. Kemi parë valë migratore që ata ngadalë kanë ndryshuar dhe janë përshtatur dhe na kanë ndihmuar për diversitetin e kulturës tonë. Kjo është ajo që unë dua për vendin tonë. Dëshiroj që të gjithë ata që vijnë në Britaninë e Madhe të ndihen britanik” u shpreh Johnson. Deklarata e Johnson një lajm tejet I mirë për qindra shqipëtarë që ndodhen në Britani dhe që mund të përfitojnë ka ndeshur edhe në një sërë kritikash. Shumë nga zyrtarët britanikë e kanë cilësuar “amnistinë e Johnson” si një nxitje për zhvillimin e trafikimit të qënieve njerëzore. “Amnistia do të inkurajonte hyrjet ilegale ne Mbretërinë e Bashkuar, do të nxiste sjelljet e paligjshme, do të kishte kosto të lartë për taksapaguesit britanik dhe do të ishte shumë e padrejtë për emigrantët që janë me rregulla. Amnistinë nuk e pranojmë ashtu siç kanë bërë ehde Spanja e Italia” përfundon deklarata e disa prej zyrtarëve antiemigracion në Britani.

Lini Nje Koment