Bisedimet me Serbinë/ Thaçi injoron Kushtetutën, nuk i hap krahun Haradinajt

Pas shpalli antikushtetues ekipin negociator, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, i caktoi Presidentit të Republikës rol VETËM këshillues në procesin e bisedimeve me Serbinë dhe vendosi që shteti të përfaqësohej nga qeveria.  Megjithatë Thaci deri tani nuk ka pranuar të tërhiqet nga ky rol, për t’ia pasuar kryeministrit Ramush Haradinaj.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë e cila e shpalli antikushtetues ekipin që Kuvendi miratoi për të përfaqësur Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë, mbetet e paqartë se kush do ta kryejë këtë funksion në vijim.  Në fakt në aktgjykimin e Kushtetueses thuhet qartë se një e drejtë e tillë i takon Qeverisë dhe se roli i presidentit Thaçi, është konstatuar të jetë vetëm këshillues. Megjithatë, institucionet në Prishtinë ende nuk janë shtruar në bisedime për të vendosur se cili autoritet do të përfaqësojë vendin në procesin e negociatave me Serbinë,  i mbetur pezull prej afro një viti.

Në konferencën e fundit që mbajti për mediet, i pyetur nëse do të pranojë ta përfaqësojë Kosovën në dialog, Haradinaj ka thënë se nuk do ta shqetësonte një gjë e tillë.  Zyra për shtyp e kreut të qeverisë ka njoftuar se kryeministri është i hapur për çdo koordinim paraprak me institucionet e vendit për çështjen e dialogut, edhe pse deri më tani nuk ka arritur dakordim me presidentin Thaçi lidhur me këtë çështje. Ndërsa nga zyra e presidentit nuk kanë pranuar të shprehen nëse ai do ta respektojë vendimin e Kushtetueses dhe t’ia dorëzojë drejtimin e dialogut kryeministrit Haradinaj. Mosngutja e Prishtinës për të vendosur në këtë drejtim, duket se ka të bëjë me mungesën e një afati se, kur do të përvijohte procesi i bisedimeve. Megjithë përpjekjekt e ndërkombëtarëve për t’iu imponuar palëve uljen në tryzën e dialogut, një hap i tillë duket ende shumë larg,  nëse do iu referohemi qëndrimeve të dy palëve. Beogradi ka bojkotuar procesin në shenjë proteste  ndaj taksës 100% për importet serbe në Kosovë, ndërsa kjo e fundit këmbëngul në mbajtejn në fuqi të saj, deri në njohjen reciproke. Analistët dhe ekspertët e çështjeve të Ballkanit vlerësojnë se BE më zgjedhgjen në krye të politikës së Jashtme të spanjollit Joseph Borelli,  nuk i ka dhënë rëndësinë e duhur marrëdhënieve Kosovë-Serbi, duke pas parasysh faktin se Spanja mbetet një ndër 5 vendet e BE që nuk njohin Kosovën.

Lini Nje Koment