Basha rithekson: Nuk dorëzohemi para despotizmit lindor, betejë deri në triumfin e vlerave perëndimore

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur në seli  delegacionin amerikano-hebre të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, z. David Harris. Basha shkruan në profilin e tij zyrtar në Facebook se pjesë e diskutimeve ishte mirënjohja dhe vlerësimi i  mbështetjes së SHBA si dhe domosdoshmëria e betejes së opozitës për të rikthyer në vend vlerat e përbashkëta perëndimore të lirisë, demokracisë.

Ja postimi I plotë

Takim i përzemërt dhe shumë miqësor me delegacionin e Komitetit Amerikano- Hebraik ACJ, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, z. David Harris.

I shpreha z. Harris mirënjohjen për mbështetjen e çmuar ndër vite të Shteteve të Bashkuara për demokracinë dhe liritë civile dhe politike të qytetarëve shqiptarë si dhe domosdoshmërinë për ta vazhduar betejën në këtë orë të errët në Shqipëri, për vlerat dhe parimet themelore të zgjedhjeve të lira, barazisë para ligjit dhe ndarjes dhe kontrollit të pushteteve.

I sigurova miqtë amerikanë se në vend të heshtjes apo dorëzimit para modelit të dështuar të despotizmit lindor, korrupsionit dhe shkatërrimit të lirisë dhe demokracisë, ne do të vazhdojmë pa kompromis me standartet europiane dhe amerikane, betejën tonë deri në triumfin e vlerave të përbashkëta perëndimore të lirisë, demokracisë dhe mundësive për çdo shqiptar.

Lini Nje Koment