Bardh Spahia në Gjykatën e Apelit, ja çfarë bëjnë mjekët italianë

Ish deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka postuar sot në profilin zyrtar një fotografi ku  shfaqen disa kolegë të tij, mjekë italianë, të cilët solidarizohen me ish ligjvënësin e Shkodrës. kUjtojmë që prej disa ditësh Spahia është në arrest shtëpie, për ngjarjen e ndodhur në KZAZ-të e Shkodrës, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Rendit”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore”. Vetë Spahia e ka konsideruar arrestimin e tij me prapaskenë politike, ndërsa gjykata e Shkodrës vendosi ndaj tij masën e arrestit shtëpiak.

“Mirënjohje e thellë për kolegët e mi kirurgë të Ospedale Maggiore di Crema, Itali. Grazie mille ragazzi. A presto”, shkruan Spahia në postimin e tij.

Spahia, pritet të dalë nesër para gjykatës së Apelit në Shkodër për shqyrtimin e masës së sigurisë, dhe duket se kolegë të tij kanë shprehur solidaritet me të. Mjekët  italianë t përmes një postimi në rrjetet sociale kanë publikuar foton ku shkruajnë “Bardh, jemi me ty”.
Image

 

%d bloggers like this: