Ambasada më e madhe në Ballkan, inaugurohet në Prishtinë selia diplomatike amerikane

Ambasada më e madhe në Ballkan, inaugurohet në Prishtinë selia diplomatike amerikane

Në Kosovë është hapur ambasada më e madhe në Ballkan. Ajo është rezidenca diplomatike e Washingtonit, procesi për ndërtimin e së cilës, zgjati 5 vite dhe kushtoi plot 250 milionë dollarë. Ndërtesa ka kapacitete për 700 punonjës dhe do të shërbejë edhe një rezidencë për trupat e marinës amerikane. Ambasada e re shtrihet në afro 5 hektarë, dhe ka një hapësirë prej 15.800 metra katrorë. Selia diplomatike u inaugurua një natë më parë në një ceremoni ku morën pjesë autoritete më të larta në Kosovë, amdasadori amerikan, kongresmeni amerikan Eliot Engel dhe diplomat të akredituar në Prishtinë. Edhe Departamenti i Shteti Amerikan, njoftoi zyrtarisht përurimit e objektit të ri të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë.

Lini Nje Koment