Agron Duka: Pas Metës, rradhën e ka Arben Malaj!

Agron Duka: Pas Metës, rradhën e ka Arben Malaj!

Nga Agron Duka.

Pas Presidentit, radhën për t’u shpallur armik publik e ka Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Si në rastin e Presidentit, vetë e kandiduan, vetë e votuan dhe vetë po kërkojnë ta shkarkojnë. Lind pyetja: Po me Arbenin ç’patën?

Pretendimi se Malaj ka kryer ‘shkelje të rënda të etikës’, pasi ka nënvizuar problematikat e shumta të kësaj mazhorance, është paradoksale dhe qesharake.Sidomos kur këto akuza ngrihen nga një shumicë e përgjuar duke shkelur me këmbë lirinë e votës.

Mendimi ndryshe është një virtyt dhe jo një shqetësim për një shoqëri demokratike. Duhet inkurajuar dhe jo ndëshkuar!

Lini Nje Koment