24 vjet masakra e Srebenicës, Pompeo: SHBA janë krah atyre që kërkojnë drejtësi

24 vjet masakra e Srebenicës, Pompeo: SHBA janë krah atyre që kërkojnë drejtësi

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i është drejtuar popullit musliman të Bosnjës në 24-vjetorin e masakrës së Srebrenicës për mes një deklarate ku shpreh solidaritetin e popullit amerikan. Në deklaratën e Zyrtarit të lartë të Shtëpisë së Bardhë, thuhet  se “populli amerikan i bashkohet atij të Bosnjë dhe Hercegovinës për të nderuar kujtimin e më shumë se 8.000 viktimave të pafajshme”.  Më tej Pompeo  thekson se “Në historinë evropiane, ky kapitull i dhimbshëm, nuk duhet kurrë të mohohet dhe as të harrohet. Ne qëndrojmë me ata që vazhdojnë të kërkojnë drejtësi. Ne riafirmojmë mbështetjen tonë të qëndrueshme për ata që punojnë për të nderuar dinjitetin e të gjithë viktimave”, e mbyll deklaratën e tij, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

 

Lini Nje Koment