24 vite masakra e Srebrenicës/ Tragjedia që duhet t’i ulë kokën çdo serbi, brez pas brezi

24 vite masakra e Srebrenicës/ Tragjedia që duhet t’i ulë kokën çdo serbi, brez pas brezi

Bosnja e Hercegovina përkujton sot viktimat e masakrës më të rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, asaj të Srebrenicës në 24-vjetorin e ngjarjes. Mbi 8 mijë burra e djem muslimanë, të moshës 12 deri 77 vjet, u vranë nga forcat serbe të Bosnjës, korrikun e 1995-ës, në enklavën e Srebrenicës, zonë që madje ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara. Masakra që u njoh më vonë nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës si gjenocid, u shkaktua nga Ushtria e Republikës Serbe, nën udhëheqjen e gjeneralit Ratko Mlladiq, duke përfshirë njësinë paraushtarake “Škorpioni”, e cila ishte pjesë e Ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë, si dhe disa qindra vullnetarë grekë dhe rusë. Më 9 korrik 1995, udhëheqësi atëhershëm i serbëve, Radovan Karadziç lëshoi një urdhër të ri për të pushtuar Srebrenicën. Trupat rrethuan enklavën dhe sulmuan paqeruajtësit holandezë duke marrë peng 30 prej tyre. Një ditë më pas, më 10 korrik, ushtarët serbë të Bosnjës filluan të bombardojnë Srebrenicën. Të nesërmen, avionët e NATO-s bombarduan tanket serbe jashtë Srebrenicës. Forcat serbe kërcënuan të rifillonin bombardimin dhe të vrisnin ushtarët e kapur holandezë. Goditjet ajrore u ndalën dhe në mbrëmjen e 11 korrikut, komandanti i serbëve të Bosnjës, gjenerali Ratko Mlladiç hyri në Srebrenicë. 24 vite pas tragjedisë, ende vazhdojnë të gjenden varre masive. Identifikimi i viktimave është i vështirë, pasi trupat ishin copëtuar nga ekskavatorët që i hidhnin në varre. Eshtrat e të gjendurve që identifikohen, varrosen në ceremoni cdo11 korrik, në Qendrën përkujtimore të Potoçarit. Vetëm katër muaj më parë, përgjegjësi kryesor politik, ish-drejtuesi i serbëve, Radovan Karaxhiç, i njohur si kasapi i Ballkanit, u dënua me burgim të përjetshëm nga tribunali i Hagës. Në fazën e parë të gjykimit, Karaxhic qe dënuar me 40 vite heqje lirie.

Pas masakrës  i shumëkërkuari për krime lufte në Bosnjë jetoi 12 vite në liri, I maksuar nën petkun e një mjeku bamirës, deri 22 korrikun e 2008-ës. Disa herë  dështuan përpjekjet për ta arrestuar Karaxhiçin, i cili siç thuhej, fshihej diku në mes të Bosnjes dhe Malit të Zi në një manastir. Ai sfidonte  përndjekësit e tij duke botuar me ndihmën e mbështetësve të tij, romane, libra me poesi, madje dhe libra për fëmijë. Ndërsa Radko Mlladic, rezistoi në arrati deri më 26 maj 2011, kur u arrestua, sic u tha, pas një telefonate anonime dhe u ekstradua në Hagë, ku gjeti edhe bashkëpunëtorin e tij të maskarës së Srebreicësm që nuk ishte e vetmja nën autorësinë e tyre. Mediet thanë në atë kohë se Serbia me dorëzimin e Mlladic,  hodhi një hap drejt BE.

 

Lini Nje Koment