Zhvillimet në PD, Basha mbledh aleatët

Zhvillimet në PD, Basha mbledh aleatët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur aleatët e Partisë Demokratike në seli. Ky takim vjen menjëherë pas takimeve që Basha zhvilloi me strukturat e PD, fillimisht me kryesinë, më pas me Këshillin Kombëtar ku u vendos ngritja e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë dhe mënyra e funksionimit të saj.

Ky takim i paraprin takimit të mëvonshëm me Presidentin e Republikës Ilir Meta me partitë e qendrës së djathtë në kuadër të nisjes së konsultimeve për të vendosur një datë të re zgjedhjesh. Kjo agjendë nis në orën 19:00 me krerët e partive të Grupimit të Qendrës së Djathtë.

Të shtunën e 8 qershorit Presidenti i Republikës njoftoi për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, duke shfuqizuar dekretin e përcaktimit të tyre. Pas zyrtarizimit të dekretit, mazhoranca deklaroi se do të niste procedurat për shkarkimin e Presidentit.

Lini Nje Koment