Vjerdha: Lufta e klasave njëlloj si në vitin 1973

Fuat Vjerdha i shkarkuar tashmë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka komentuar këtë vendim në profilin zyrtar. Vjerdha falenderon të gjithë miqtë për mbështetjen që i kanëdhënë në këtë periudhë, por sjell në vëmendje vitin 1973, vit në të cilin ju mohua e drejta e studimit nga komunistët në pushtet për shkak të luftës së klasave.

Njëlloj si sot, edhe atëherë keqardhja shprehej nga të djathtë e të majtë që më njihnin”, shkruan Vjerdha.

Ai thekson se nga salla e vettingut ka dalë kryenaltë, sepse u provua që nuk ka qenë dhe nuk është i korruptuar, nuk ka lidhje me grupet kriminale, nuk ka asnjë pasuri të paluajtshme të krijuar nga ai, përveç atyre te trashëguara nga nëna e tij, bijë e familjes Tafilica, e respektuar në Shkodër.

Sipas tij, gjithçka tjetër është shprehje e formave moderne të vazhdimit të luftës së klasave, që po zhvillohet ndaj asaj pjese të shoqërisë sonë, e persekutuar gjatë monizmit, që ka përfaqësuar në gjyqësorin shqiptar.

Postimi i plotë i publikuar në profilin zyrtar

Të dashur miq!

Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen qe po më jepni me mesazhet tuaja dhe keqardhjen qe shprehni për shkarkimin tim nga detyra fisnike e gjyqtarit, të cilën e ushtrova për 25 vite.

Kjo situatë më kthej në vitin 1973, kur mua, që kisha mbaruar maturën me mesatare 10, nuk m’u dha e drejta e studimit nga komunistet ne pushtet, ne kuadër të zhvillimit të luftës së klasave.

Edhe atëherë, si sot, keqardhja shprehej nga të djathte e të majtë qe më njihnin.

E përsëris se nga salla e vettingut kam dalur kryenaltë, sepse u provua që nuk kam qenë dhe nuk jam i korruptuar, nuk kam lidhje me grupet kriminale, nuk kam asnjë pasuri të paluajtshme, të krijuar nga unë, përveç atyre te trashëguara nga e ndjera nëna ime, bijë e familjes Tafilica, e respektuar në Shkodër.

Gjithçka tjetër është shprehje e formave moderne të vazhdimit të luftës së klasave, që po zhvillohet ndaj asaj pjese të shoqërisë sonë, e persekutuar gjatë monizmit, që unë kam përfaqësuar në gjyqësorin shqiptar.

Mos ndjeni keqardhje për mua, por për ata që përgatiten dhe dhanë vendimet e datës 10.06.2019, kundrejt meje dhe një zonje tjetër shkodrane, kryetares së Gjykatës së Tiranës. Fali zot se nuk dijnë ç’a bajñë!

Lini Nje Koment