Të arrestuarit e opozitës në Gjykatë, PD akuza prokurorisë

Të arrestuarit e opozitës në Gjykatë, PD akuza prokurorisë

Pak orë pas publikimit të audio përgjimeve nga prestigjozja gjermane Bild, Partia Demokratike akuzon Prokurinë se nuk heton bandat, kryebashkiakun e Durrsit Vangjush Dako e kryeministrin Rama, të përfshirë në dosjen 339,  por merret me qytetarët të cilët protestojnë për të drejtat e tyre.

 “Ju jeni dëshmitarë të skandaleve ku janë përfshirë tre deputetë deri tek kryeministri, në fashikuj që prokuroria politike nuk i zbërthen, por i zbërthejnë mediat ndërkombëtare” shprehet Noka

Këto komente, ish deputeti demokrat Flamur Noka  i bëri nga Gjykata e Tiranës, ku u dha masa e sigurisë  për protestuesit e  tubimit mbarëkombëtar  para kryeministrisë në 2 qershor.  Ai u shppreh se të arrestuarit po  mbahen me urdhër të Edi Ramës, ndërsa  paralajmëroi  se protesta e radhës, ajo e 8 qershor do të jetë historike dhe do t’i japë një leksion bandës që është në pushtet.

“Opozita dhe qytetarët vazhdojnë të jenë në përballje me bandën në pushtet. E gjitha inskenim me urdhër politik, janë 26 qytetar që më 16 shkurt që janë të burgosur, vetëm se kanë protestuar, ndërkohë dalin skandale ku janë të përfshirë kryebashkiakë e deputet e kryeministri, fashikuj që prokuroria nuk mund ti zbërthejë por i zbërthejnë mediat e huaja.Bisha e plagosur është duke dhënë shpirt, mjeranë të gjithë ata shërbëtorë të bandës në pushtet, se shpresojnë se mund ta mbajnë me dhunë policie revoltën qytetare” shprehet ai

Gjykata e Tiranës, dha këtë të mërkurë masën  e sigurisë për 42 personat e arrestuar në manifestimin e 2 qershorit ku 2 prej tyre janë lënë në arrest me burg, 3 në arrest shtëpie, dhe 37 të tjerë në “detyrim paraqitje”.

Lini Nje Koment