“Shpresat te presidenti” opozita me çdo mjet përballë autoritarizmit

“Shpresat te presidenti” opozita me çdo mjet përballë autoritarizmit

Presidenti  I Republikës Ilir Meta ka thirrur krerët e koalicionit opozitar në një takim në orën 19;00.Disa orë para takimit kreu i PDK-aë Nard Ndoka u shpreh për mikrofonin tonë se në fokues të bisedimeve do të jetë situata aktuale si dhe vendosja e një date për zgjedhjet locale,ku vuri theksin se propozimet dhe vendimet e presidentit janë të mirëpritura për ta.

Nëse qëndrimi  i kreyministrit Rama vijon të jetë i palëkundur  dhe në 30 qershor mban zgjedhje moniste,Ndoka tha se opozita nuk ka për ta lejuar duke e mbrojtur demokracinë dhe votën e lirë me cdo mjet.

Këshilli Kombëtar i Partsë Demokratike vendosi Formimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në nivel kombëtar dhe lokal, vendim ky sipas Ndokës do të ndiqet edhe nga partitë e tjera opozitare,ndaj shumë shpejt do të nisin punën në rrethe strukturat e qëndrës së djathtë.

Ai shprehu besim se qytetarët pavarsisht bindjeve politike do të reflektojnë për të shpëtuar vendin nga ky rrezik që vjen si pasojë e drejtimit të shtetit nga Edi Rama.Nard Ndoka shprehu bindjen se pavarsisht dëshirës së kryeministrit për të shkarkuar Presidentin e Republikës dhe zhvillimin e zgjedhjeve locale kjo nuk do të ndodhë.

 

Lini Nje Koment