SHBA-Meksikë, Trump zbulon gabimisht detaje të marrëveshjes me Meksikën

SHBA-Meksikë, Trump zbulon gabimisht detaje të marrëveshjes me Meksikën

Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar pa dashje detaje të marrëvehjes së tij të emigracionit me Meksikën. Edhe pse kreu i shtetit nuk pranoi të japë  shumë informacion për gazetarët duke thënë se ishte sekret, mediat kanë arritur të fotografojnë dokumentin që ai mbante në dorë gjatë fjalimit të tij dhe ku përshkruhej një plan për përcaktimin e Meksikës “vend i tretë i sigurtë”.

Por nëse Meksika do të ishte një vend i tretë i sigurtë, aplikimet e azilit për emigrantët do të përpunoheshin më shumë se sa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu në dokument thuhej se Meksika ishte zotuar të shqyrtojë menjëherë ligjet e saj në mënyrë që të bëhet një vend i tretë i sigurtë nëse është nevoja.

Letra gjithashtu mbante edhe referencat për një plan rajonal azili, i cili do të përfshinte disa vende të Amerikës Latine që përpunonin kërkesat për azil të emigrantëve në mënyërë që të shmangnin tarifat e Ëashingtonit edhe për 45 ditë. Ndërsa nga ana tjetër edhe Ministri i Jashtëm i Meksikës Marcelo Ebrard e pranoi se vendi i tij ka 45 ditë për të treguar se është në gjendje të frenojë rrjedhën e emigrantëve drejt Shteteve të Bashkuara ndaj ka nisur me dislokimin e trupave në kufirin jugor.

Por nëse Meksika nuk arrin të frenojë emigrimin në këtë afat kohor atëherë me këtë cështje do të merren vendet e tjera. Diskutimet do të bëhen me Brazilin, Panamanë dhe Guatemalën – vendet që aktualisht përdoren nga emigrantët si pika tranziti – për të parë nëse ata mund të ndajnë barrën e përpunimit të kërkesave për azil. Z. Ebrard tha gjithashtu se negociatorët e SHBA kishin kërkuar që Meksika të angazhohej për “zero migrantë” që kalonin territorin e saj, por ky ishte “mision i pamundur”.

Diskutimet mes dy vendeve nisën pasi presidenti Donald Trump njoftoi më 30 maj se do të vendosë tarifa prej 5% ndaj importeve të Meksikës, derisa kjo e fundit të ndalë rrjedhën e emigrantëve ilegalë, që kalojnë kufirin për në Shtetet e Bashkuara.

Lini Nje Koment