Refugjatët në Mesdhe/ Italia gjobë 50 mijë euro OJF-ve që “shpëtojnë” emigrantë

Italia ka lejuar 10 nga 53 emigrantë gjithsej të bllokuar në Detin e Kuq që të zbresin në tokën italiane por duke kërkuar ndalimin e anijeve të tilla në ujrat territoriale të saj. Sipas mediave italiane 10 emigrantët e shpëtuar mes të cilëve dy gra shtatzëna dhe tre të mitur u sollën në ishullin Lampedusa për arsye mjekësore. Zëvëndëskryeministri Matteo Salvini njëkohësisht edhe Ministër I Brendshëm ka urdhëruar zbatimin e ligjit që ndalon hyrjen e anijeve në ujrat italiane. Po ashtu Salvini njoftoi edhe nënshkrimin e një dekreti që ndalon “hyrjen, tranzitin dhe vëzhguesit detarë në ujrat e shtetit tij” I cili për të hyrë në fuqi duhet të miratohet nga parlamenti. Gjithashtu më herët gjatë javës Partia Lega e Salvinit dhe Lëvizja 5 Yjet miratuan edhe një tjetër dekret sipas të cilit Organizatat Jofitmprurëse që do të sjellin emigrant të shpëtuar në brigjet italiane do të gjobiten deri në 50 mijë euro. Ky dekret u miratu pavarësisht qëndrimit kundër të UNHCR-së Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët e cila I bëri thirrje qeverisë që ta “rishqyrtojë” vendimin, duke argumetuar se “asnjë anije ose organizatë nuk duhet te jetë në rrezik gjobe nëse ju vjen në ndihmë anijeve ne vështirësi apo njerezve që janë duke humbur jetën dhe se askush nuk duhet të kthehet në Libi.” Më pas Salvini I kërkoi parlamentit ndrshimin e vendimit duke e bërë me focus mbrojtjen e refugjatëve dhe shpëtimin e jetës. Por me gjithë apelin e UNHCR-së, udhëheqësit europianë të vendeve jugore të Bashkimit Europian si Maltë, Qirpo, Francë, Itali, Greqi, Portugali dhe Spanjë kërkuan që edhe organizatatat jofitimprurëse që operojnë në Mesdhe të respektojnë ligjet e aplikueshme ndërkombëtare dhe jot ë pengojnë operacionet e rojes bregdetare të Libisë. Deklarata e tyre e përbashkët politike bëri thirrje gjithashtu për më shumë bashkëpunim me vendet e treta – duke përfshirë Libinë dhe Marokun – si dhe “solidaritet” midis vendeve të BE për shpërndarjen e emigrantëve të shpëtuar në mënyrë që të “thyejnë modelin e biznesit të kontrabandistëve”. Ndërkohë, 60 kryebashkiakë gjermanë i kanë deklaruar komunat e tyre si strehë të sigurta për emigrantët, por çështje të tilla janë vendosur nga qeveria federale.

Lini Nje Koment