“Rama, fundi i marrëzisë”, Shehi: Protesta nëpër rrethe, të huajt reflektuan

“Rama, fundi i marrëzisë”, Shehi: Protesta nëpër rrethe, të huajt reflektuan

Zhvillimet e fundit  në politikë si shtyrja e zgjedhjeve të 30 qershorit  dhe vendimi i mazhorancës për të  shfuqizuar Presidentin e Republikës sipas kreut të LZHK-së Dashamir Shehi përbëjnë një situatë shumë delikate për të ardhmen e Shqipërisë. Aksioni opozitar do të vijojë duke ndryshuar shtrirjen e protestave nga kryeqyteti drejt rretheve duke krijuar në gjithë vendin vatra protestash me një synim të vetëm largimin e qeverisë Rama. Këtë e pohoi Shehi,ndërsa tha se krijimi i Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë është vetëm një hap që opozita e bashkuar ka menduar,ndërsa vijueshmëria e qëndresës së saj do të varet nga dinamikat që priten.

Ngjarjet e fundit sipas Shehit kanë sjellë reflektimin e trupës diplomatike dhe kjo do të sjellë ndryshim të qëndrimit të tyre. Ata janë penduar që kanë mbështetur politikat dhe vendimet e Edi Ramës. Këtë konstatoi kreu i LZHK , ndërsa tha se politika Shqiptare ka dështuar për ta bërë Shqipërinë vend Evropian. Ai deklaroi se vetëm ndërhyrja e ndërkombëtarëve mund të sjellë stabilitetin dhe demokracinë e vonuar.

Seanca parlamentare e së enjtes pritet të votojë shkarkimin e së enjtes, vendim ky që Dashamir Shehu e quan fundim e marrëzisë së Edi Ramës.

Nëse do të mbahen zgjedhje më 30 qershor ato kursesi nuk mund të cilësohen si votime tha Shehi , ndërsa i krahësoi ato me emërimet e rregjimit komunist. Revoltat kundër qeverisë do të mbahen në mënyrë paqësore, pasi opozita e bashkuar tha Shehi kërkon ndryshim të sistemit dhe jo rotacion politik.

Lini Nje Koment