Po ç’luftë do bëjë Rama mor aman!

Po ç’luftë do bëjë Rama mor aman!

Nga Red Varaku

Ai trimin ka ditur ta bëjë me gratë dhe fakirët! Të fortëve gjithmone u ka puthur duart!

Kujto vetëm se si e poshtëronin bandat e Tiranës kur ishte kryetar bashkie, dhe bandat e gjithë Shqipërisë tani që është kryeministër.

Në 2013 çfarë nuk bëri që Ilir Metën ta kishte në koalicion. Ishte gati t’i ulej në gjunjë njeriut të cilin e akuzonte si hajdut dhe të korruptuar, sepse ai i kishte të qartë se ndryshe kurrë nuk do të bëhej kryeministër i Shqipërisë.

Ai kurrë nuk është shquar për akte kurajozë politike, përkundrazi njihet për intriga dhe pabesi si atëherë kundër Fatos Nanos me Erjon Veliajn, me të cilin komplotoi për ta rrëzuar Nanon nga pushteti, apo në 2013 atëherë kur nënshkroi me gjakun e katër viktimave të 21 Janarit kapitullimin përballë Ilir Metës në një drekë ngjalash .

Krejt e kundërta është Ilir Meta. Ai është një politikan trim dhe kurajoz, që ka treguar që i fiton betejat e tij ballë për ballë me kundërshtarin e tij dhe nuk bën asnjë hap pas kur vjen puna për çështje serioze politike.

Problemi i Ramës sot është se përballë Metës luftën e ka të humbur. Ai e di që Ilir Meta është një politikan rrace. Ai nuk ka çfarë t’i ofrojë kësaj here. Ai është gati t’i puthë edhe dorën, por është shumë vonë, sepse as këtë Meta nuk ia pranon më.

Si të gjithë ata parazitë që kanë guxuar të sfidojnë Ilir Metën, ai është i detyruar jo vetëm të largohet nga politika, por edhe nga Shqipëria.

Lini Nje Koment