Nderohen Clark e Albrihte/ Kosova meriton të jetë pjesë e NATO-s e BE-së

Nderohen Clark e Albrihte/ Kosova meriton të jetë pjesë e NATO-s e BE-së

Ish-komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Europë, gjenerali Wesley Clark, i cili udhëhoqi fushatën e bombardimeve ndaj Serbisë në ’99, është bërë pjesë e ceremonisë së 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Pas mbërritjes në Kosovë, Clark u prit nga presidenti i Republikës i cili e nderoi atë me “urdhrin e lirisë”.

Gjenerali tha se për të është një eksperiencë e mrekullueshme të kthehet në Kosovë. “E ardhmja do të jetë e ndritshme, perëndimi do ta përkrahë këtë vend. Mezi po e pres kohën kur Kosova do të bëhet pjesë e BE-së, e NATO-s dhe kur kjo të ndodhë, shpresoj së shpejti, do të kthehem në Kosovë, për ta festuar tha ai.

Me “urdhrin e lirisë”, presidenti i republikës nderoi edhe ish-sekretaren Amerikane Madeline Albright të cilën e ka falenderuar për gjithçka që SHBA-të kanë bërë për lirinë dhe shtendërtimin e Republikës së Kosovës.

“Jam krenare për gjithçka që keni bërë ju dhe ne për t’i arritur këto gjëra. Nuk do harroj kurrë vitet e luftës, dhe entuziazmin e sgqipytarëve për fundin e saj. Mendoj që SHBA ka bërë gjënë e duhur. Jam e nderuar të jem këtu me ju. Kosova është vend i pavarur prandaj meriton të njihet”, ka thënë Albright. Të dy personalitetet u pritën edhe nga kryetari i Kuvendit dhe ai i qeverisë, Veseli e Haradinaj.

Lini Nje Koment