Mesazhi i fortë i Clinton për liderët e politikës…

Mesazhi i fortë i Clinton për liderët e politikës…

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton ka mbajtur fjalim në ceremoninë zyrtare të shënimit të 20-vjetorit të lirisë së Kosovës. Ai ka shprehur kënaqësinë për pjesëmarrjen, ka deklaruar se para se të mendoni për të gjitha gjërat që duhet t’i bëni, jeni mirënjohës që në udhëtimin tuaj të vështirë dhe të gjatë nuk ka pasur kthim të dhunës sistematike, shkatërrimit. Sipas Clinton, merita për këtë i shkon qytetarëve të Kosovës të të gjitha etnive, të cilët kanë vendosur të jetojnë me shpresën e të ardhmes së duhur.

Clinton ka dhënë mesazh të fortë për liderët e politikës dhe gjithë shqiptarët, teksa u ka kërkuar të mendojnë se: “ku duan ta shohin veten për 10 vitet e ardhshme”.

Ai thotë se i pëlqen shumë populli shqiptar dhe thotë se Amerika ka nevojë për të gjithë, por thekson se atyre duhet t’iu ofrohet mundësi e barabartë që të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kosovë.

“Më pëlqejnë shqiptarët dhe kosovarët. Unë jam pro migrimit dhe ne kemi nevojë për ju, por dua që çdo person i vetëm i ri në këtë vend të ketë mundësi të barabartë për të jetuar këtu, për të fituar para këtu dhe për të ndërtuar të ardhmen këtu’– tha ai.

Ai ka ndarë me të gjithë të pranishmit momente të veçanta që i kanë ndodhur edhe pas 19 vitesh që ka lënë Shtëpinë e Bardhë.

“Që 19 vjet që prej kur kam dalë nga Shtëpia e Bardhë, gjëja më e mrekullueshme që më ndodh, është që më ndal dikush në Neë York, apo diku tjetër në botë, për të bërë një fotografi. Apo kur isha në një hotel, një kamarier shqiptar erdhi dhe më ra në gjunjë për të më falënderuar. Kjo është një gjë e mrekullueshme”, ka thënë Clinton i emocionuar.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/DILwdHLdgs4″ frameborder=”0″ allow=”autoplay; encrypted-media” allowfullscreen></iframe>

Lini Nje Koment