Matura Shtetërore/ Publikohet teza e provimit, Boçi: Turp dhe skandal i vërtetë!

Matura Shtetërore/ Publikohet teza e provimit, Boçi: Turp dhe skandal i vërtetë!

Sot matura shtetërore zhvillon provimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë. Ashtu siç ndodhe në provimin e gjuhës së huaj edhe këtë radhë përpara se të përfundojë provimi tezat janë publikuar në rrjetet sociale. Ish deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka reaguar ashpër duke e cilësuar krim shtetëror dhe tallje me maturantët.

“Padrejtësia e sotme lë gjurmën e saj tek brezi dhe bëhet shtrat i padrejtësive të tjera.
Turp dhe skandal i vërtetë!”, shkruan Boçi në profilin e tij zyrtar.

Postimi i plotë i ish deputetit Luçiano Boçi:

Kjo nuk është më Maturë Shtetërore!!!

Ky është Krim Shtetëror!
Një tallje gjigande, shpërfillje, hedhje poshtë, shkelje me këmbë e çdo merite, mundi e djerse që Rama, Besa e pabesia qeverisëse i bën maturantëve.
Fare pak pas fillimit të provimit të Letërsisë, sikurse ndodhi me Anglishten, testi del e përhapet kudo!!!!!
Pas kësaj pse duhet të qëndrojnë në Shqipëri fëmijët tanë, kur këtu stimulohet e fiton çuni i partisë, goca e qeverisë, i forti i krimit, i shkathti i shkollës?!!!
Pas kësaj, pse duhet të heshtin prindërit, maturantët?!!!
Padrejtësia e sotme lë gjurmën e saj tek brezi dhe bëhet shtrat i padrejtësive të tjera.
Turp dhe skandal i vërtetë!
Ky KRIM SHTETËROR është i papranueshëm e duhet dënuar!!!!

Matura Shtetërore/ Publikohet teza e provimit, Boçi: Turp dhe skandal i vërtetë! Matura Shtetërore/ Publikohet teza e provimit, Boçi: Turp dhe skandal i vërtetë! Matura Shtetërore/ Publikohet teza e provimit, Boçi: Turp dhe skandal i vërtetë! Matura Shtetërore/ Publikohet teza e provimit, Boçi: Turp dhe skandal i vërtetë!

Lini Nje Koment