Kthesa e madhe/ OSBE-ODIR nuk njeh zgjedhjet

Kthesa e madhe/ OSBE-ODIR nuk njeh zgjedhjet

Shqiptarët e bojktuan 30 qershorin. Ata u thirrën në votime nga kryeministri  Edi Rama, të dielën e 30 qershorit në një proces pa garë dhe të paligjshëm. Opozita shpalli bojkotin me argumentin se në këto zgjedhje do përsëritej masakra e lokaleve 2016 në Dibër dhe ajo e zgjedhjeve të shkuara të përgjithshme në 2017-ën, e dokumentuar kjo në dosjet zyrtare të përgjimeve që janë në duart e prokurorisë shqiptare dhe të publikuara në faqet e gazetës gjermane “Bild”.

Presidenti Meta e anuloi 30 qershorin dhe shpalli datën 13 tetor si datë zgjedhjesh, në funksion të çtensionimit të situatës që po shkonte drejt përplasjes civile dhe për zgjidhjen e krizës. Në këtë situatë, të dielën e 30 qershorit, shqiptarët zgjodhën votën e bardhë. Edi Rama, humbi dukshëm mbështetje e shqiptarëve, pavarësisht tentativave për rritje të përqindjes së pjesëmarrjes në zgjdhje e cila nisi duke përdorur përfaqësuesit e PS-së në KQZ. Ata raportuan për herë të parë në orën 11 dhe folën për një pjesëmarrje 12%.

Kjo shifër u përgënjeshtruar nga Kryetari Klement Zguri, i cili tha se nuk ka raport zyrtar të KQZ. Në një mungesë transparence të plotë, nga KQZ e cila në çdo zgjedhje ka raportuar, live pjesëmarrjen në faqen e saj zyrtare këtë herë, përqindja u përcoll nga zëdhënësja e këtij institucioni dhe u përgënjeshtrua nga kryetari. Pavarësisht çdo makinacioni, që m’u ndërmor nga militantë e përfaqësues të PS-së, e diela e fundit e qershorit, përveçse riktheu në vëmendjen e shqiptarëve të shkuarën e neveritshme të votës pa garë, shënoi dhe fundin e Edi Ramës. Dallga mori përpara dhe Erion Veliajn  kandidatin e vetëshapllur për Bashkinë e Tiranës dhe të mbështetur publikisht nga Rama.

Në situatën e pashpresë të krizës, Ramës nuk i duhej skizma në PS. Nuk dihet ende për kë nga të dy është më ngushëllues rezultati i 30 qershorit. Ajo që është qartë dhe e pakontestueshme, mbetet verdikti i shqiptarëve do të certifikohet për çështje orësh. Jo nga KQZ e kontrolluar nga kryeministri. OSBE-ODIR në orën 15:00 të së hënës do të dalë me një raport paraprak pas vëzhgimit.

Ndryshe nga konkluzionet e zgjdhjeve të mëparshme, të këtij misioni ndërkombëtar monitorimi, të cilat mbylleshin me disa parregullsi që nuk cënojnë rezultatin dhe me rekomandime përkatëse të përhershme ndaj politikës shqiptarë, këtë herë është ndryshe. OSBE- ODIR ka në duar dosjen “30 qershor”. Taulant Balla në Elbasan me 15 makina demonstrim  nëpër rrugë, votim me kartat e emigrantëve në Shijak, presion në Korçë ndaj administratës, blerja në Ersekë votës me 5 mijë lekë, presion i personelit të spitalit në Kukës, votimi familjar në Gjirokastër, Drejtori i policisë bashkiake në Tiranë me sms e presionit ndaj vartësve që u publikuan në media me kërcënimin: “Nesër do ju kotrollojmë gishtat”, të vdekur që votojnë në Durrës.

Kërcënimi i kryetarit të FRPD-së së Shkodrës, Arvit Bushati nga mbështetës të kandidatit Valdrin Pjetri. Transmetimi live i votimit të personave në një televizion lokal të Shkodres.

Të gjitha këto, janë dokumentuar nga drejtuesit e Partisë Demokratike, përfaqësues të së cilës refuzuan t’i bëjnë publike në medie gjatë votimit. Dosja ju përcoll menjëherë kancelarive ndërkombëtare përfshi dhe OSBE-ODIHR-it në Tiranë.

Ndërsa më herët, gjatë viteve të kaluara, opozita, e vononte me jave apo muaj dergimin e dosjeve të denoncimit të shkeljeve zgjedhore nga qeveritë e majta, dosja e “30 qershorit” u dorëzua në mënyrë urgjente.

Metodat e dështuara të viteve të tranzicionit të tipit “Hap kutitë ose largohu”, i përkasin së shkuarës, ashtu si dhe 30 qershori një partiak i përket epokës para viteve ’90.  OSBE-ODIHR, këtë herë pritet të flasë ndryshe, bazuar në faktet që nuk mund të ndryshohen.

Lini Nje Koment