KQZ përjashton Shijak TV/ Eksperti i çështjeve zgjedhore: Vendimi i paligjshëm

KQZ përjashton Shijak TV/ Eksperti i çështjeve zgjedhore: Vendimi i paligjshëm

Mungesa e transparencës në  vendimin e datës 23 maj i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për caktimin e mediave audiovizive dhe radiofonike, ku përjashtohet media Shijak TV nga e drejta e informimit për procesin elektoral,  bie ndesh me ligjon dhe me kodin zgjedhor, i cili parashikon se  vendimi duhet të bëjë të qartë kriteret dhe bazën ligjore që është djekur për t’i dhënë të drejtën medieve për të transmetuar spotin televiziv.

Kështu shprehet eksperti i çeshtjeve zgjedhore, Hysen Osmanaj, i cili ka ndjekur proceset e zgjedhjeve që nga viti 1991.  Në një intervistë për Shijak TV, ai analizon si si procedohet me edukimin e zgjedhësve, ndërsa thotë se frekuenca është një nga kriteret e përzgjedhjes së mediave, ndërkohë që Shijak TV mbulon transmetimin në 4 qarqe.

Osmanaj sqaron se në proceset elektorale të kaluara, lista e mediave që transnmetojnë reklamën zgjedhore  bëhej publike në vendim, ndërsa  kjo është hera e parë që me vendim KQZ-je, mungon transparenca e vendimarrjes. Ai shprehet se është e drejta e medias të kërkojë të informohet, se pse nuk është përfshirë më një kohë që i plotëson kushtet ligjore.

Prej 6 ditësh shijak TV, ka dërguar një shkresë zyrtare ndaj Komisionit zgjedhor të zgjedhjeve, dhe ka pyetur dhe anëtarët që kanë marrë këtë vendim, por jemi ende në heshtje, edhe pse është detyrë e cdo instuticioni të informojë mbi vendimet që marrin. Shijak Tv, do të ndjekë deri në fund këtë çështje, se cilat kritere e kanë përjashtuar atë nga e drejta informuese.

 

Lini Nje Koment