KQZ nuk njeh dekretin e Metës, anëtarët e PS thërrasin mbledhjen pa dakordësinë e kryetarit

KQZ nuk njeh dekretin e Metës, anëtarët e PS thërrasin mbledhjen pa dakordësinë e kryetarit

Përfaqësuesit e Partisë Socialiste në komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kanë thërrur sot zhvillimin e mbledhjes së këtij institucioni, pavarësisht se Presidenti ka çdekretuar datën e zgjedhjeve. Dekreti i Presidentit ka hyrë në fuqi dhe është botuar në Fletoren Zyrtare një ditë më parë, por anëtarët e zgjedhur nga e majta nuk e njohin këtë vendim.

Ky vendim është kundërshtuar nga kryetari i KQZ-së, Klement Zguri, i cili ka refuzuar të marrë pjesë në mbledhjen.

“Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”,  Zv. Kryetari z. Denar Biba, Anetaret; z. Bledar Skenderi, znj. Edlira Jorgaqi dhe znj. Rezarta Bitri kanë kërkuar thirrjen e mbledhjes.

Sot, me 12.06.2019, Ora 13:00, me rend dite:

“Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për dhënien e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjeve të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Institutit Demokratik Amerikan ( NDI), për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për një shtesë në Vendimin nr.669, të datës 28.05.2019 ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të KSHH’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Shoqatës për Gratë dhe Fëmijët, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019””, thuhet në njoftimin e KQZ.

Lini Nje Koment