Kaos në Berat/ Qytetarët denoncojnë mungesën e barnave

Kaos në Berat/ Qytetarët denoncojnë mungesën e barnave

Mungesa e medikamenteve në institucionet publike shëndetësore është një problem i vazhdueshëm i vendit tonë. Për vite me radhë, Ministria e Shëndetësisë ka qenë përgjegjëse për furnizimin me ilaçe, por ankesat e pacientëve janë shumta. Këtë e dëshmojnë personat me probleme shëndetësore, të cilët ngrenë zërin për mungesën e barnave kuruese.

Bujar Qama, një i moshuar nga Berati shpreh shqetësimin se është shumë e vështirë të gjenden medikamente në zonën ku ai banon. Pacienti thekson se në farmaci ka mungesë barnash për të kuruar sëmundjen kronike që e mundon prej vitesh. Ai i bën thirrje shtetit t’u përgjigjet qytetarëve, duke u siguruar minimalisht ilaçet. Prej disa ditësh Bujar Qama është pajisur me recetën përkatëse, por nuk ka mundur të sigurojë as insulinat.

 

Zgjidhja e vetme që kërkojnë qytetarët e Beratit është marrja e masave nga qeveria për shëndetin e tyre, duke theksuar se në gjithë qytetin farmacitë janë shumë të rralla.

Shëndetësia falas në Shqipëri, ka mbetur një prej premtimeve më të bujshme dhe më të debatueshme të kryeministrit socialist Edi Rama, qëkur ai mori pushtetin pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013. Opozita ka akuzuar herë pas here qeverinë për mashtrim, e në fakt ende sot ky është një ndër premtimet e pambajtura ta Ramës. Qytetarët shqiptarë prej vitesh enden në radhë të gjata pritjeje dhe shpenzime të papërballueshme, për shkak të mungesës së ilaçeve në spitale apo farmaci.

Lini Nje Koment