I bindet opozitës/ Zaev tërhiqet nga posti i ministrit të financave

I bindet opozitës/ Zaev tërhiqet nga posti i ministrit të financave

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është tërhequr nga vendimi për të ushtruar edhe detyrën e ministrit të Financave, pas vërejtjeve të opozitës. Lajmin e bëri të ditur vet Zaev, i cili deklaroi se do ta mbante këtë post, vetëm deri në zgjedhjen e ministrit të ri. “Kushtetuta e lejon që kryeministri të jetë edhe ministër por, unë do ta tërheq propozimin, për ta dëgjuar zërin e opozitës apo anti-korrupsionit dhe paralajmëroi se do ta udhëheqë ministrinë e Financave, deri në zgjedhjen e ministrit të ri” tha Zaev në Kuvend, para se të votoheshin ndryshimet në kabinetin qeveritar të riformatuar prej tij. Ligji për qeverinë në Maqedoninë e Veriut e lejon që kryeministri të mbajë edhe postimin e ministrit, por ai bie ndesh me Ligjin Antikorrupsion që parashikon qartë të kundërtën.

Lini Nje Koment