Greqi, Balla në Selanik takim me emigrantët e PS, asnjë fjalë për problemet e tyre

Greqi, Balla në Selanik takim me emigrantët e PS, asnjë fjalë për problemet e tyre

Nga Shpëtim Zinxhiria

Edhe këtë radhë emigrantët ulën kokën në një kohë kur duhej të ngriheshin dhe të diskutonin edhe për problemet e tyre. Por Partiçka është mbi të gjitha ashtu siç e kishte deklaruar më parë edhe vetë Balla. Por…

Kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me mbështetësit e selisë rozë, përtej kufirit shqiptar, konkretisht në Selanik të Greqisë. Si gjithnjë në të tilla fushata PS kujtohet për emigrantët jo për hallet dhe problemet e tyre të mbartura prej vitesh, por për të siguruar votën.

Gjatë fjalimit të tij të gjatë Balla nuk tha asnjë fjalë për problemet e emigrantëve, por është ndalur si gjithnjë te fushata e zgjedhjeve vendore me 30 qershor. Edhe pse nuk kanë asnjë kundërshtar në këto zgjedhje në vend që të merren me problemet e komunitetit shqiptar, harxhojnë kohën me3 fushatën duke ditur se emigrantët që ka përballë kanë 1001 probleme.

Ai ka folur për opozitën dhe për presidentin, duke mos harruar edhe zbatimin e kodit penal për ata qe do tentojnë të pengojnë zhvillimin e zgjedhjeve.

Balla vjen në Greqi në një kohë kur marrëdhëniet midis dy vendeve janë dhe jo aq të mira.

Balla edhe ne rolin e sekretarit te përgjithshëm u foli emigrantëve mbi gjendjen aktuale në Shqipëri, por gjeti kohë për asnjë minutë të thonte një fjalë për problemet e tyre, por edhe vetë emigrantët të politizuar nuk patën kurajo të ngrinin problemet e tyre pasi për ta është partia mbi të gjitha.

Ai nuk foli asnjë fjalë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor në Shqipëri, që edhe emigrantët të jenë pjesëmarrës në jetën politike te atij vendi, ku deputeti të dalë nga këta dhe jo nga vullneti i kryetarit të partisë.

Balla asnjë fjalë për hallet e emigrantëve, por edhe emigrantët asnjë fjalë për problemet e tyre

. Balla nuk tha asnjë fjalë përse rinovimi i pasaportave vonohen 5-6 jave, asnjë fjalë përse emigrantët duhet të zënë radhën në orën 2 të mëngjesit, asnjë fjalë përse procedurat ne online bëhen me anën e disa zyrave kundrejt 10 eurove dhe jo falas siç ishte premtuar.

. Balla nuk tha asnjë fjalë por edhe as nuk u pyet nga vetë emigrantët se çfarë po bëhet me problemin e njohjes së patentave shqiptare, në një kohë kur vite më parë u tha se problemi i njohjes ishte realizuar.

. Balla nuk u pyet nga emigrantët por edhe ai nga ana e tij nuk tha asnjë fjalë përse mbahen te robëruar 30 mijë shqiptarë mbi moshën 70 vjeç ( nuk lëvizin dot të lirshëm për në Shqipëri) ku dikur ishin forca te afta te punës dhe kontribuues te sigurimeve shoqërore në IKA të Greqisë.

. Balla as u kujtua të thonte një fjalë se çfarë po bëhet për problemin e njohjes se pensioneve te shqiptarëve për ato vite te punuara të shqiptarëve në Greqi. Asnjë fjalë se ku shkojnë kontributet e tyre dhe kush i përfiton ato.

. Balla asnjë fjalë për pajisjen e fëmijëve shqiptarë me abetare, por dhe asnjë mirënjohje për ata mësues, apo për ata emigrantë që kontribuuan për hapjen e kurseve te mësimit te gjuhës shqipe në Greqi.

Edhe ky takim kaloi, kaloi fatkeqësisht me parimin Partia mbi të gjitha edhe pse këto takime me emigrantë bëhen vetëm në të tilla raste si sot, ku anashkaloi ato më të rëndësishmet…

Lini Nje Koment