Gara e kryeministrit, Boris Johnson: Nuk po synoj asnjë marrëveshje për Brexit

Gara e kryeministrit, Boris Johnson: Nuk po synoj asnjë marrëveshje për Brexit

“Nuk po synoj asnjë marrëveshje për Brexit, dhe duke mos pasur një të tillë mbi tryezë që shihet si mjet jetësor I negociatave, Britania e Madhe do të nxitet të bëjë diçka më mirë se ujdia e parë tërheqjes” kjo deklaratë e Boris Johnson e ka rikthyer kandidatin për kryeministër sërish në qendër të vëmendjes. “Vonesa do të thotë humbje, ndaj Mbretëria e Bashkuar duhet të largohet nga Bashkimi Europian më 31 tetor” ka vijuar më tej Johnson. Ndërsa Sekretari i Brendshëm Sajid Javid rival i Jonhson per lidershipin britanik ka premtuar se do t’i japë “një frymë të re” Partisë Konservatore nëse zgjidhet si kreu i vendit. Boris Johnson dhe Sajid Javid janë dy kandidatët e fundit nga 10 gjithsej që nisën zyrtarisht fushatën e tyre. Deri më tani zoti Johnson konsiderohet si kryesuesi i garës pasi ka arritur më shumë përkrahje se çdo garues tjetër nga deputetët konservatorë. Por me gjithë deklaratat që e kanë bërë protagonist premtimi me i kritikuar i tij nga rivalët është zotimi për uljen e tatimit mbi të ardhurat për njerezit që fitojnë mbi 50.000 funte në vit. Edhe pse ky premtim nuk u mirëprit nga rivalët e Jonson kryeshefja e Thesarit Liz Truss e mbrojti atë nga akuzat. Jonson po ashtu është shprehur se detyra e madhe e bashkimit të vendit mund të filloje vetëm pasi Britania të ketë braktisur bllokun. Votimi për zgjedhjen e liderit të ri të Mbritanisë së Madhe do të nisë të enjten, ku deputetët konservatorë do të votojnë 10 kandatët në garë dhe dy më të votuarit do të përballen në një tjetër votim në korrik.

Lini Nje Koment